Skip to main content

O POPULL MJERAN !

 O POPULL MJERAN !



Pas pothuajse pesë dekadash në totalitarizëm, në fillim të viteve 1990, Shqipëria nisi një proces kalimi drejt demokracisë përfaqësuese. Të frymëzuar nga demokracia evropiane studentët e Dhjetorit 1990 u ngritën kundër diktaturës me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”. Tri dekada më vonë Shqipëria qeveriset ende nga liderët e tranzicionit, ndërkohë që ëndrra evropiane mbetet ende një ëndërr.

Një e treta e popullsisë ka emigruar dhe sot, ndryshe nga tre dekada më parë, Shqipëria nuk e ka më  popullsinë më të re në Evropë. Numri i lindjeve është ulur dhe dëshira emigratore te të rinjtë është ndër më të lartat në botë, në veçanti te studentët dhe profesionistët e rinj, të cilët janë e ardhmja e një vendi. Ky emigrim masiv është tregues i situatës politike dhe ekonomike në vend, dhe një provë që Shqipëria nuk është bërë si Evropa.

Në këto 30 vite tranzicion, pabarazia është rritur. Në njërin kah qëndron një grup oligarkësh dhe një kastë rreth tyre, të cilët jetojnë në lagje të rrethuara, në majë të kodrave, i lindin fëmijët në spitale private dhe i shkollojnë jashtë. Këta kanë qasje direkt në politikë, duke ndikuar në hartimin e politikave, në hartimin e ligjeve dhe në punësimet në administratë. Në anën tjetër, jeton pjesa tjetër e popullsisë më të varfër në Evropë, të cilët marrin borxh për t’u ushqyer, hanë ushqim të skaduar dhe të kontaminuar, thithin ajër të ndotur dhe shkojnë nëpër spitale që nuk kanë ilaçe. Këta janë të përjashtuar nga vendimmarrja, përmes presionit, blerjes dhe/ose manipulimit. Shtresa e mesme, përveçse e vogël në numër, është në presion të vazhdueshëm dhe në pasiguri të lartë. Reformat e ndryshme politike, ligjet e pafundme të amenduar çdo gjashtë muaj apo më shpesh, sistemi gjyqësor i korruptuar dhe politikanët autoritarë në pushtet kanë bërë që prona, në veçanti, por edhe çdo investim tjetër, në përgjithësi, të jetë me risk të lartë.

Pasuritë natyrore janë vjedhur dhe shpërdoruar, ndërsa prona e përbashkët i është dhënë privatëve, të cilët përmes keqadministrimit dhe kërkesës për fitim, kanë ulur cilësinë dhe kanë rritur koston e shërbimeve, e për pasojë, edhe koston e jetesës në Shqipëri.

Gjithashtu, korrupsioni dhe lidhjet e krimit me partitë politike kanë rritur pasigurinë e jetës, duke dobësuar shtetin. Ky dobësim i shtetit dhe fuqizim i grupeve të korruptuara dhe kriminale në shoqëri ka krijuar monopole në të gjitha sferat e jetës. Për pasojë të kësaj kapjeje të shtetit, në çdo sektor ka një elitë të korruptuar që qëndron e pasfiduar dhe e pandëshkuar.

Për të gjitha këto, vendi shihet i papërshtatshëm për investime nga kompanitë e huaja, duke bërë që investimet e huaja të drejtpërdrejta të jenë në nivele minimale. Një pjesë e madhe e bizneseve vendase, por edhe politikanët e korruptuar, nuk kanë besim tek sistemi, prandaj i çojnë paratë e tyre jashtë, duke marrë me vete një pjesë të mirë të pasurisë së vendit. Ndërkohë, për të pasur likuiditet, por edhe për të shpërblyer mbështetësit e vet, qeveritë vazhdojnë të rrisin borxhin publik në nivele të larta, duke e vënë në rrezik stabilitetin ekonomik të vendit.

Në këto kushte, pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk kanë besim as tek institucionet publike, as tek partitë politike dhe as tek media apo shoqëria civile. Më pak se gjysma e votuesve marrin pjesë në zgjedhje, duke bërë që në çdo rrethanë vendi të qeveriset nga minoranca. Ndërkohë sistemi politik është i tillë që i gjithë pushteti është përqendruar tek kryetarët e partive, të cilët kur vijnë në pushtet kontrollojnë gjithçka. Ndarja e pushteteve dhe garancitë kushtetuese janë një fasadë, sepse institucionet janë të dobëta dhe pushteti i kryetarëve të partive është i pasfiduar.

Megjithëse pjesa më e madhe e publikut e ka humbur besimin te politika, ne jemi të bindur se vetëm përmes ideve të reja politike, Shqipëria mund të dalë nga kriza ku ka hyrë dhe vendi të futet në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe social. Kjo kartë përmban 8 teza se si mund të rimëkëmbet Shqipëria, duke filluar me decentralizimin e pushtetit dhe fuqizimin e qytetarëve në qeverisjen e vendit.

Ne besojmë tek bashkëlidhja midis mirëqenies ekonomike dhe demokracisë. Ne besojmë se është demokracia ajo që çon tek një ekonomi më e mirë dhe jo e kundërta. Shqiptarët nuk janë të varfër, por të vjedhur. Shqipëria është vendi i dytë në Evropë për nga pasuria natyrore për frymë, por sistemi politik ka bërë që në qytetin më të varfër të Shqipërisë, të miturit të shfrytëzohen për të mbledhur krom që të pasurohet një prej biznesmenëve më të fuqishëm në vend.

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Vilat dhe paratë e Belinda Ballukut nga Tirana në Londër, thotë se i ka bërë me 'djersë', ish-burri 50 mijë euro brenda vitit

TANI Belinda Balluku deri në 77 milionë pagë në vit, para se Rama ta bënte drejtore dhe ministre blen shtëpi në Angli. A do ta hetojë SPAK? Jeta Osh Qef Belinda Balluku drejton një nga degët më të korruptuara të qeverisë së Edi Ramës, siç është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nuk është rastësi që Edi Rama i ka besuar Ballukut drejtori të rëndësishme dhe së fundmi ministrinë kryesore, duke larguar Damian Gjiknurin pas një serie skandalesh me hec-et, unazën e madhe etj. Gjatë vitit 2019, Balluku thotë se ka rreth 30 milionë lekë nëpër llogaritë bankare, ndërsa pagat e saj arrijnë 20 milionë lekë në vit. Ish-bashkëshortit të saj, Sokol Ballës, llogaritë i janë shtuar me 50 mijë euro brenda vitit si gazetar. Ndërkohë, Belinda kur ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Shoqërisë Albcontrol fitonte mbi tre herë më shumë se ministre. Si drejtoreshë ajo merrte 77 milinë lekë në vit, ndërsa si ministre 20 milionë lekë. Belinda e ka nisur karrierën...

Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e Basha do ndajnë pushtetin në shtator

Publikuar   20:13 5 Maj, 2021 shtyp New!  Nga   B.A.     Gazetari Bledi Mane ka zbuluar skemën e bashkëqeverisjes pas ftesës së kryeministrit Edi Ram apër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mane tha se Basha dhe Rama do të lidhin marrëveshje bashkëqeverisjeje në shtator, ndërsa pretendon se kreu i opoizitës do të vendoset kryetar Parlamenti. Ai deklaroi në emisionin “Top Talk” se në postin e Presidentes do ta marrë ish-kjryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sipas tij, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD. Gjithashtu gazetari u shpreh se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do ta lerë mandatin e saj në Tiranë, për t’i dhënë një karrige Petrit Vasilit. “Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitar...