Skip to main content

Shqiperia përgjatë 30 viteve lojë ping- pongu me kushtetuten. Ligjet e saj dhe Kodin zgjedhor

Xhoi Jakaj: Shqiperia përgjatë 30 viteve lojë ping- pongu me kushtetuten. Ligjet e saj dhe Kodin zgjedhor Ndërkohë po ju kujtoj: 1- Nuk ka mirëqenie për popullin e thjeshtë 2- Nuk ka drejtësi për të varferit 3-Shkollat e spitalet shteterore nuk funksionojnë si duhet,niveli i shërbimit ka rënie çdo vit dhe buxhetet për këto ministri jetike kanë njohur ulje. 4-Nese kërkoni një shërbim sot në çdo dikaster shtetëror ai blihet. 4- Integrimi i personave në nevoje është në stadin më të ulët në histori. 5- Shumica e të punësuarve nē institucionet shtetërore janë të detyruar të kthehen në shërbim të politikës ose humbasin vendin e punës, dhe funksionimi i shtetit është prej kohësh Parti /Shtet 6-Drejtesia ka hyrë në kanale dhe labirinthe pa kthim 7-Emigrimi i trurit dhe shkëncëtarëve drejt vendeve në zhvillim tashmē është plaga më e thellë e shoqërisë Shqiptare. 8-Pas tërmetit shumë banorë në zonat e prekura janë akoma pa shtēpi, 9-Nuk mjaftoj tërmeti,por me ardhjen e pandemisë humbën edhe vendet e punës 35-40 % e Shqiptarëve 10-Njeriu i thjeshtë e punëtor është zhytur për fat të keq në demoralizim dhe humbje shprese dhe përditë e më tepër shohim largime e braktisje të vendit si zgjidhje e vetme për të ardhmen e fëmijëve Situatën po e përmbledh me 5 fjali të shkurtra. •Shoqëri e mbarsur me negativitet •Politike e mbushur me hajdutllëk •Popull i shtypur, dhe i zhytur në fukarallek. •Askush nuk flet, për edukim, arsimim, punësim,ekonomi e mirëqënie •Flasim, dëgjojmë dhe konsumojmë pafund gjatë 24 orëve, këshill politik, kod zgjedhor e zgjedhje të reja , por në afatin kushtetuese, jo si nevojë emergjente për të rregulluar të metet, dobësitë, magësitë apo katrahurën që i ka sjellë politika ndër vite njeriut në këtë vend E meqe ra fjala ta gëzojmë kodin zgjedhor se sot u miratua në parlament

Comments

Post a Comment

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Për ty qytetar i pabindur. Lexojeni dhe kete esht e rendesishme ne ditet e sotme..!

Për ty qytetar i pabindur, Ndërkohe që ti flije i qetë, pasi gjithë ditën ishe ankuar mbi masat e marra, kishe treguar “fortësinë tende“  mbi shkeljen e izolimit, unë prisja me ankth përgjigjen nëse dhe një tjetër koleg i imi nuk do të zgjohej sot në mëngjes, prej COVID-19 +. TI që mendon se je kaq i fortë sa të prishesh gjumin tim, ti ndalësh jetën dikujt, ti plagosësh zemren një nëne vetëm sepse të duket një masë ekstreme qëndrimi në shtepi. Më pyet mua atëherë, mua që dal nga shtëpia në mëngjes, përshëndes njerëzit e mi të zemrës në telefon (mbi një muaj që nuk i shoh) dhe lutem që të kthehem në shtëpi edhe sot, e të mos përfundoj dhe unë si shumë koleg COVID 19 +.  Unë që po të drejtohem,  jam një femër, një motër, një vajzë, një grua, një MJEKE sot në Itali (shtetin më të prekur). Unë jam ajo që sot përfaqësoj ata heronj, që ndërkohë që ju qëndronit jashtë kur toka dridhej nga tërmeti, kolegët e mi rrinin BRENDA spitaleve për ti shërbyer mikut, familjarit apo ed...

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q...