Skip to main content

Lockdown-et Kthehen në Europë dhe Godasin Ekonominë!

 


17 TETOR, 2020 

 
 

Po kërcënohen bursat europiane.

Frika për një valë të dytë pandemie vërtetohet në fomën më të keqe të mundshme në Europë, pasi shumë nga metropolet dhe rajonet e saj po kalojnë në mini-karantina, në një përpjekje për të frenuar shpërndarjen e virusit, pasi sistemi i shëndetësisë nuk është i aftë të përballojë numrin e rasteve.

Edhe pse kostoja e karantinimeve për ekonominë është shumë e madhe, ekspozimi si formë e drejtpërdrejtë e shpërndarjes së virusit nuk u lë shumë hapësirë qeverive, duke i detyruar të vendosin sërish masa kufizuese, vetëm pak muaj pas anullimit të tyre.

Pas Qytetit të Dritave që detyrohet të jetojë për një muaj në gjysëmdritë nga masat e vendosura, që kufizojnë lëvizjen, erdhi edhe Londra, ku ra kambana e alarmit për shkak të shtimit të rasteve të të prekurve me Covid-19.

Qeveria Johnson në Britani njoftoi dje masa të reja kufizuese që ndikojnë dhe prekin direkt 28,3 milionë njerëz në Londër, Essex, York, Chesterfield dhe në 4 zona të tjera, pas kundërshtimesh të theksuara mes komunitetit të shkencëtarëve dhe qytetarëve.

Kështu, njerëzit nuk do të mund të grumbullohen në mjedise të mbyllura, në mjedise të hapura njerëzit nuk mund të grumbullohen në grupe me më shumë se 6 persona, ndërkohë që restorantet do të mbyllen në orën 10 të mbrëmjes, që prej së shtunës, kur dhe hyjnë në fuqi masat kufizuese.

Vendimi i qeverisë britanike për përshkallëzim të masave kufizuese u njoftua pak orë pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha se kishte marrë vendimin për të ndaluar qarkullimin prej orës 9 të mbrëmjes deri në orën 6 në mëngjes, në Paris dhe në 8 zona të tjera metropolitane, duke filluar nga dita e shtunë.

Sipas “Le Monde”, Franca përgatitet të jetojë në gjendje emergjence deri në verën e viti 2021, edhe pse Macron këmbëngul se “nuk është humbur kontrolli mbi situatën, por që përhapja e virusit është shqetësuese”.

Angela Merkel: “Nuk e përballojmë dot ekonomikisht një karantinim të dytë.”

Në Gjermani shqetësimi është i kudohasur. Me tone dramatike iu drejtua qytetarëve të saj Kancelarja gjermane, lidhur me përhapjen e virusit, e cila i mëshoi faktit se ekonomia gjermane nuk përballon dot një izolim, apo karantinim të dytë.

Pas një takimi të Kancelares me drejtuesit e landeve, takim që zgjati 7 orë, ajo iu drejtua gjermanëve duke ju kërkuar, kryesisht të rinjve, që të mos bëjnë “party” dhe i këshilloi që të shmangin udhëtimet dhe lëvizjet, nëse nuk janë të nevojshme.

Gjatë takimit u vendos që të zbatohen masat kufizuese në zonat me rrezik të lartë, të ndalohen grumbullimet për festime apo argëtim, si dhe të bëhet i detyrueshëm përdorimi i maskës në mjedise të mbyllura dhe në publik, në territore apo hapësira ku grumbullohen shumë njerëz.

Në zonat ku ka 35 raste për 100 mijë banorë, do të mbyllen restorantet dhe do të ndalohet qarkullimi pas orës 11 të mbërmjes.

Rastet me Covid-19 janë thuajse dyfishuar.

Në Hollandë, ku numri i rasteve thuajse u dyfishua, qeveria njoftoi “lockdown” të kufizuar.

Për të paktën 4 javë, që prej së mërkurës, restorantet dhe baret do të mbyllen prej orës 10 të mbrëmjes. Grumbullimet do të kufizohen në 30 persona, ndërkohë që shumica e aktiviteteve sportive do të stopohen. Kryeministri u bëri thirrje shtetasve të tij që të mbajnë maskë në të gjitha hapësirat publike.

Në Çeki, prej së mërkurës, shkollat u mbyllën, ndërkohë që restorantet dhe baret do të qëndrojnë të hapura deri në orën 8 të mbrëmjes dhe do të shërbejnë me porosi, duke mos lejuar konsumin e ushqimit në mjediset brenda. Përdorimi i maskës është i detyrueshëm në dyqane, autobuzë dhe trena, si dhe në hapësira të mbyllura publike.

Ndërsa në Itali, rajonet e Lombardisë dhe Kambanias shfaqin sërish një tablo shqetësuese epidemiologjike, ndaj dhe kryeministri italian u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë me përpikmëri masat kufizuese të vendosura.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin e saj për situatën epidemiologjike në Europë, duke theksuar se vendosja e masave të ashpra kufizuese do të shpëtojë jetë njerëzish, ndaj dhe qeveritë do të duhet të veprojnë sa më shpejt, teksa modelet epidemiologjike në Europë nuk janë inkurajuese. Megjithëse, sugjeron se në ‘lockdown’, shtetet duhet të kalojnë, pasi të kenë ezauruar të gjitha masat e tjera kufizuese.

Bursat po jetojnë ditë dishezash

Masat kufizuese që po njoftohen prej qeverive të kontinentit të vjetër, njëra pas tjetrës, po shkaktojnë mbyllje të tregjeve dhe rënie të theksuara në bursat europiane.

Çuditërisht, nuk dëgjohet asgjë për Kinën! Asgjë!

Virusi është përqëndruar në Europë. Mbetet të shohim nëse virusi do ta kalojë Atlantikun, për tek kontinenti i zgjedhjeve presidenciale!

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Vilat dhe paratë e Belinda Ballukut nga Tirana në Londër, thotë se i ka bërë me 'djersë', ish-burri 50 mijë euro brenda vitit

TANI Belinda Balluku deri në 77 milionë pagë në vit, para se Rama ta bënte drejtore dhe ministre blen shtëpi në Angli. A do ta hetojë SPAK? Jeta Osh Qef Belinda Balluku drejton një nga degët më të korruptuara të qeverisë së Edi Ramës, siç është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nuk është rastësi që Edi Rama i ka besuar Ballukut drejtori të rëndësishme dhe së fundmi ministrinë kryesore, duke larguar Damian Gjiknurin pas një serie skandalesh me hec-et, unazën e madhe etj. Gjatë vitit 2019, Balluku thotë se ka rreth 30 milionë lekë nëpër llogaritë bankare, ndërsa pagat e saj arrijnë 20 milionë lekë në vit. Ish-bashkëshortit të saj, Sokol Ballës, llogaritë i janë shtuar me 50 mijë euro brenda vitit si gazetar. Ndërkohë, Belinda kur ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Shoqërisë Albcontrol fitonte mbi tre herë më shumë se ministre. Si drejtoreshë ajo merrte 77 milinë lekë në vit, ndërsa si ministre 20 milionë lekë. Belinda e ka nisur karrierën...

Bledi Mane zbulon “skemën” e bashkëqeverisjes/ Rama e Basha do ndajnë pushtetin në shtator

Publikuar   20:13 5 Maj, 2021 shtyp New!  Nga   B.A.     Gazetari Bledi Mane ka zbuluar skemën e bashkëqeverisjes pas ftesës së kryeministrit Edi Ram apër kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mane tha se Basha dhe Rama do të lidhin marrëveshje bashkëqeverisjeje në shtator, ndërsa pretendon se kreu i opoizitës do të vendoset kryetar Parlamenti. Ai deklaroi në emisionin “Top Talk” se në postin e Presidentes do ta marrë ish-kjryeparlamentarja Jozefina Topalli. Sipas tij, plani afatgjatë i Ramës është përçarja e PD. Gjithashtu gazetari u shpreh se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi do ta lerë mandatin e saj në Tiranë, për t’i dhënë një karrige Petrit Vasilit. “Shpëtimi i Lul Bashës është vetëm Edi Rama. Komardarja e hedhur për të tashmë është një bashkëqeverisje që do të fillojë në shtator me një presidente si Jozefina Topalli, portofole ministrore të ndara si në 2017-ën, një pjesë e elektoratit të së djathtës punësohet, qetësohet nuk proteston, opozitar...