Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2020

Vazhdon konflikti Turqi-Greqi, reagin DW: Kompromisi i mirë duhet t’u dhembë të dyja palëve

Sikur të mos mjaftonte konflikti për shelfin kontinental në Egje: Tani dy anëtarë të NATO-s, Turqia dhe Greqia grinden për zonat detare në Mesdheun lindor, të cilat të dyja i shohin si zona ekonomike ekskluzivisht të tyre, dhe prej kësaj duhen të nxjerrin përfitime ekonomike. Grindja u ndez pas misionit kërkimor për gaz të një anijeje turke, që kërkon për rezerva gazi në rajon, dhe që i ka gjetur ato. Natyrisht për Turqinë nën Erdoganin as nuk shtrohet për diskutim, që zonat shumë premtuese ajo do t’i shfrytëzojë e vetme. Baza ligjore nuk njihet Si kompas ligjor në raste të tilla kaq të komplikuara shërben Marrëveshja për të Drejtën Detare e Kombeve të Bashkuara e vitit 1982, të cilën Turqia nuk e ka nënshkruar. Sipas mendimit gati të njëzëshëm të juristëve, kjo marrëveshje pasqyron edhe të drejtën ndërkombëtare të pashkruar, por të ngritur në normë për shkak të përdorimit – dhe me këtë e detyrueshme edhe për ata që nuk e pranojnë atë. Por as këtë nuk e pranon Turqia. Në vend të kësaj

Artan Fuga: Grekët janë të dashur, miqësorë, të bukur dhe s’duhet t’i sulmojmë, ne jemi si minjtë e mbledhur rreth Lanës

Nisur këtej edhe sikur fare të mos cënohen interesat detare të Shqipërisë, fakti që vendi fqinj mik, Greqia e bukur, shteti i një kombi mik dhe mikpritës i shqiptarëve “rritet”, Shqipëria ka nevojë të reflektojë, të arsyetojë, të masë, të shqetësohet për mirë a keq, dhe jo të thotë “nuk ka problem”. “Rritja” e komshiut sigurisht është dobësimi yt, por pastaj tjetër është sesi krijohen aleancat dhe energjitë më pas. Unë nuk e di nëse politikanët tanë dhe sidomos qeveritarët e dinë teorinë e shkollës realiste të gjeopolitikës, të themeluar nga Lakostë. Nëse u duhet edhe teoritë e Aronit, Lakostës, etj., mund t’i qëmtojmë me kujdes! Por shkolla realiste e gjeopolitikës ka argumentuar se gjeografia është një një shkencë për të bërë luftë! Nuk ka nevojë të alarmohemi. Greqia dhe Shqipëria nuk kanë asnjë arsësye për t’u acaruar sepse janë shtete të dy popujve miq që jetojnë pranë e pranë prej shekujsh të tërë. Por, nëse Greqia do të “rritet”, sigurisht nuk është sepse Uliksi do të bëjë shëti