Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2020

Fotografi I Tha Të Bënte Një Përpjekje Të Buzëqeshte, Dhe Kjo Vogëlushe Siriane Buzëqeshi Kështu…

Fotografi i tha të bënte një përpjekje të buzëqeshte, dhe kjo vogëlushe siriane buzëqeshi kështu… Një buzëqeshje që të shkallmon.Një buzëqeshje që duket sikur të akuzon, që ti, në cepin e largët të botës, nuk bëre asgjë që kjo tragjedi të mos ndodhte.Sepse ligjet e luftërave i miratojnë njerëz si ty; prej mishi, gjaku dhe zemre…Dhe se po njerëz si ty; prej mishi, gjaku dhe zemre, mund të kishin bërë më shumë rezistencë të mos t’i miratonin… Një foto e denjë për t‘u vendosur në Sallën e Kongresit Amerikan, në Shtëpinë e Bardhë, në Selinë e Kombeve të Bashkuara, dhe mbi të gjitha në kabinat e pilotëve të avionëve bombardues.Bota ngjan kaq e pistë përballë syve të përlotur të kësaj fëmije që sforcohet të buzëqeshë, por buzëqeshja nuk i del…Arlinda Guma

Mbrëmjen e djeshme, lajmi se Policia heroike e Shtetit tonë kishte shpëtuar nga majat e akullta të maleve shqiptare disa alpinistë

Mbrëmjen e djeshme, lajmi se Policia heroike e Shtetit tonë kishte shpëtuar nga majat e akullta të maleve shqiptare disa alpinistë, mori dhenë në faqen zyrtare informative (përpos propagandistike) të Policisë së Shtetit. Cilësohet e tillë thjesht për shkak të përmbajtjes së publikuar, i cili vlerësohet si jo i përshtatshëm për llogaridhënie publike, ku e vetmja gjë që synohet të përcjellë janë disa “pëlqime” nga qytetarët për punë të trumpetuara si suksese të PSH, si rasti që do të shpalosim më poshtë. (Informohu për propagandën këtu) Ky akt heroik i PSH u vulos nga një foto e disa efektivëve shpëtimtarë të policisë së Kolonjës, me alpinistët me demek të shpëtuar nga herkulët blu të Shqipërisë. Në njoftimin e policisë citohej: “Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira a

19 foto tronditëse: Australia para dhe pas zjarrit apokaliptik

Vatrat e zjarrit prej disa muajsh vijojnë të djegin Australinë dhe iu kanë marrë jetën 26 personave dhe miliona kafshëve në kontinent. Sipërfaqe të mëdha janë shkrumbuar dhe mijëra banorë dhe turistë janë evakuuar nga zonat në rrezik. Në fotot më poshtë vijnë imazhet e rralla nga vende të ndryshme të Tokës së Kangurëve, para dhe pas zjarrit që “përpiu” gjithçka që gjeti përpara.

SISTEMI, KRIMINALIZIMI ORDINER, KORRUPSIONI APO.. KANCERI SOROS?!

SISTEMI, KRIMINALIZIMI ORDINER, KORRUPSIONI APO.. KANCERI SOROS?! Nga Avokati Altin Goxhaj Shkatërrimin & Rrënimin & Shpopullimin e Shqipërisë me heshtje miratuese ndërkombëtare nuk e solli as Sistemi Zgjedhor dhe as një copë mësues vizatimi! E solli Axhenda 27 vjeçare Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë sipas Memorandumit të Vaso Çubrilloviç të vitit 1937 për Dëbimin e shqiptarëve nga Ballkani! Sepse Shqipëria është e kapur nga një bandë mercenare antishqiptare e rekrutuar, stërvitur dhe sponsorizuar nga Soros që puno për llogari të armiqve të Shqipërisë!!! Por kjo nuk lejohet të thuhet në asnjë tv përveç Fax News! Dhe çensura nga mediat e Establishmentit është tregues i mjaftueshëm për të treguar se kush ka të drejtë! Ndaj dhe shpëtimi nuk vjen duke u marr me simptomat e kancerit si Sistemi, Kriminalizimi, Korrupsioni por duke kuruar vetë gjendrën e kancerit: KANCERIN SOROS përfshi EDvErin, Lylin dhe gjithë Rrjetin Soros që ka kap Shqipëri

‘Ta pushkatojmë me dorën tonë’! Prindërit e njërit autor të krimit në Mallakastër: Lyejeni me benzinë

Prindërit e 26-vjeçarit Ervis Zotkaj, njërit prej autorëve të krimit makabër në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, ku u lidh me litar, u vra me peshqir dhe u hodh në rezervuar 50-vjeçarja Drita Saliaj, kërkojnë drejtësi nga shteti. Duke e cilësuar viktimën si njeri shumë të mirë dhe të ndershëm, prindërit kërkojnë që djali i tyre të pushkatohet. Në një intervistë prindërit e të riut thonë se janë gati ta vrasin me duart e tyre djalin, për krimin e rëndë që ka bërë. “I lutem shtetit të marrë masat më të rënda, ose ta bjerë në Gjerbës të Mallakastrës, ta pushkatoj me dorën time. Nuk e di nëse djali im është autor i ngjarjes, nuk di asgjë. Makina e djalit ishte në shpi më 5 janar, edhe djali ishte në gjumë, deri këtu e di”, thekson i ati i 26-vjeçarit. Do ta përfaqësoni djalin në gjykatë? Jo, jo. Djalin e mbështes me plumb në kokë, kaq. Unë dua të pushkatohet këtu në fshat, se nuk e dua. Të ma bënte mua nënës më parë, pastaj Dritës. E kemi rritur me lakra, na janë këpu

Lideri suprem i Iranit: Sa herë na goditni, do ua kthejmë

  Jeta Osh Qef Lideri suprem i Iranit ka thënë se SHBA mund ta sulmojnë Iranin-por ata do ta lëndojnë vetveten shumëfish më shumë Në një video të lansuar nga agjencia e lajmeve FARS e Iranit, lideri suprem shihet teksa i adresohet një turme të madhe duke thënë se SHBA mund ta lëndojë Iranin-por ata do ta lëndojnë vetveten disa herë më shumë “Kam thënë edhe në një fjalim tjetër (gjatë presidencës së Presidentit Obama) që ka përfunduar koha që do të goditemi dhe të ikim. Nëse na goditni, do të ju goditim”, ka thënë Ayatollah Seyyed Ali Khamenei.  /GazetaExpress/ Jeta Osh Qef

Leukemia po i rrezikon jetën, vajza 27-vjeçare ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Jeta Osh Qef Ne stafi i  Jeta Osh Qef  Lutemi per Noren 🙏🙏🙏Zoti e sherofte o Zot🙏🙏🙏 Pasi ta lexoni kete lutje per ndihme, ju lutemi qe ta Shperndajeni..! 🙏 Nora Saraçi është një vajzë 27-vjeçare, që ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve. E reja nga Mitrovica e Kosovës është diagnostikuar me Leukemi Akute AML. 27-vjeçarja po mjekohet në Spitalin Mjekësor "Park Goztepe" në Stamboll, Turqi. Familjarët e saj kanë bërë apel për ndihmë, pasi nuk mund t’i përballojnë dot shpenzimet financiare për trajtimet mjekësore të 27-vjeçares, të cilat janë shumë të kushtueshme. Nora ka nevojë për disa seanca kimioterapie dhe një transplant, dhe për t’i kryer këto trajtime nevojitet një shumë rreth 200 mijë euro. Të bëhemi të gjithë bashkë dhe t’i shpëtojmë jetën Norës. Çdo kontribut, i madh apo i vogël qoftë, mund të shpëtojë jetën e vajzës nga Mitrovica. Familjarët kanë hapur edhe një llogari në GoFundMe, ku mund të kontribuuojnë të gjithë qytetarët që kanë mundësi

Krushku i vrau djalin dhe nusen, flet babai shqiptar: Lindita nuk ka pasur kontakte me të atin për 7 vitet e fundit

                                 Jeta Osh Qef Alil Musai e ka të vështirë të përshkruaj vrasjen e të birit dhe nuses së tij në fund të vitit të lamë pas nga krushku. Ai thotë se gjithmonë kishte dashur të kishte një vajzë në jetë dhe Lindita, tashmë e ndjerë, i kishte përmbushur ëndrrën. Gjatë një interviste për Top-Channel, Alil Musai thotë se nusja e djalit nuk kishte marrëdhënie të mira me babain e saj, me të cilin nuk kishte kontaktuar prej 7 vitesh. Osman Shaptafaj, 55 vjeç qëlloi për vdekje me armë vajzën dhe dhëndrin dhe më pas qëlloi veten, duke mbetur i plagosur rëndë. Dëshmia e plotë e Alil Musait: Për ata të dy mund të flas tërë jetën dhe nuk mund të përshkruaj dashurinë dhe sjelljen me njëri-tjetrin. Dua të them se jam babai i tre djemve, por tani kam vetëm dy. Ëndërroja të kisha një vajzë. Kur Lindita erdhi e ndjeva ngrohtësinë dhe thashë o Zot më hyri një engjëll në shtëpi. Në familjen tonë kurdoherë ka pasur shaka, qeshje. Babain e Linditës, gjat

MPJ iu sugjeron qytetarëve të Kosovës të shmangin qarkullimin nëpër Serbi

                       Jeta Osh Qef Jeta Osh Qef Vendkalimi kufitar në Merdare Ministria e Jashtme e Kosovës u sugjeroi qytetarëve të Kosovës që të shmangin qarkullimin në Serbi, ndërsa u kërkoi atyre që nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë, që të shfaqin kujdes dhe maturi. Ministria tha se Serbia është një territor, i cili nuk ofron as siguri minimale për integritetin fizik dhe juridik të qytetarëve kosovarë dhe për familjarët e tyre. “Duke rikujtuar komunikatën e 31 majit, 2019, njoftojmë qytetarët e Republikës së Kosovës, me vendbanim në Kosovë apo jashtë vendit, që të shfaqin kujdes dhe maturi në rast se nuk mund të shmangin qarkullimin nëpër territorin e Serbisë”, thuhet në komunikatën për media. Javën e kaluar, është raportuar se policia serbe ka ndaluar shtetasin kosovar, Nezir Mehmetaj, në pikëkalimin kufitar në Merdare. Mehmetaj po udhëtonte nga Zvicra për në Kosovë. Ndaj tij, gjykata në Serbi ka marrë vendim për paraburgim prej 30 ditësh. Ministri në detyrë

Parashikimi i motit për datën 7 Janar, ja çfarë pritet. /Jeta Osh Qef/

Jeta Osh Qef Parashikimi i motit për datën 7 Janar: Sot nuk priten reshje. Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale dhe maksimale.  Në bregdet: 2 / 9 °C Në vendet e ulëta: -1 / 7 °C Në vendet malore: -7 / 0 °C Jeta Osh Qef

Gjermania jep lajmin e bujshëm për shqiptarët, ç’ndodh nga 7 janari?

Një lajm i ri vjen nga Gjermania për të gjithë shqiptarët, te cilët janë të zhgënjyer nga ekonomia e varfër dhe kushtet ekstreme në Shqipëri. Mësohet se nga 7 janari, shqiptarët do të munden të punojnë legalisht në Gjermani vetëm me dokumente të shteteve të tyre dhe kjo vlen për qytetarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Kosovës, Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Mesa duket Angela Merkel i ka kthyer buzëqeshjen shqiptarëve të zhgënjyer nga qeverisja në Shqipëri, shkruan telegraf.al. Ndërkohë dihet që Gjermania ka nevojë për të paktën 260,000 punëtorë të rinj emigrantë çdo vit për të përmbushur nevojat e saj. Këtë herë shteti i njohur për “vjeljen” e infermierëve shqiptarë, është duke kërkuar punëtorë për korrjen e asparagut. Punëtorët mund të fitojnë deri në 150 euro në ditë. Ky informacion është shpallur zyrtarisht nga kancelarja, ku thotë se qytetarët do të mund të punojnë në vendin më të zhvilluar të BE-së. Edhe Deutsche Welle shkruan se qëllimi i kësaj pakete është

Aksidentohet për vdekje 65-vjeçari, shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit

Jeta Osh Qef   Jeta Osh Qef Një 65-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një automjet në aksin nacional Berat-Urë Vajgurore,në fshatin Otllak. Gramoz Zani,në gjendje të dehur i ka prerë rrugën automjetiti, tip Benz E-Class,me targa AA 973 YJ dhe pas përplasjes ka përfunduar në asfaltin e rrugës. Ai është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku me gjithë ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve të Repartit të Urgjencës, ka ndëruar jetë pak minuta më vonë.  Pas aksidentit të rëndë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin A.H.  Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore, të cilët po hetojnë rreth shkaqeve të aksidentit në këtë aks problematik ku nuk ka as sinjalistikë rrugore, as vija të bardha dhe as ndriçim.  Mësohet se viktima Gramoz Zani ishte një person i braktisur, i alkolizuar dhe që jetonte prej kohësh rrugëve në zonën e Kombinatit. Jeta Osh Qef

Shqipëria, “kalçeto” interesash, për “jeniçerin” e Rexhepit të Turqisë; dhe miliarderin e Rexhepit të Skraparit

Krahë e rrotull tyre, po nxisin e mbajnë ndezur kaosin publik dhe përçarjen kombëtare, tre “vemjet” Sali Berisha, Monika Kryemadhi e Lulzim Basha, të cilët po e përdorin popullin; vetëm si votues e taksa-pagues skllevër ((((   Jeta Osh Qef  ... 🖐️)))  Falemindrit Edhe vitin 2019, katër familjet politike-mafioze; e mbyllën me të gjitha llojet e aktorllëqeve dhe hipokrizive e poshtërsive të mundshme, kundër popullit e vendit; maskuar me gjoja luftë për parime, drejtësi, ndershmëri, demokraci e integrim në BE. Me të njëjtin skenar e platformë të zezë bllokuese dhe peng-mbajtëse; kanë nisur dhe vitin 2020, duke përcjell mesazhin e qartë, se ata jo vetëm nuk do vetë-zhduken nga politika e pushteti, por edhe do spostojnë e shkatërrojnë, këdo që do t’u kundërvihet, siç janë sistemi zgjedhor dhe ligji anti- media. Në krye të betejës anti-popull, për mbajtjen e sundimit 28-vjeçar dhe lënien e Shqipërisë jashtë BE; gladiatorë e dirigjentë kryesorë me vulë pushteti, janë

Pershendetje JOQ Une qe ju shkruaj kam humbur nje valixhe ne Rrugen Myslym Shyri, perballe Bar Rio ne date 31.12.2019

“Pershendetje JOQ Une qe ju shkruaj kam humbur nje valixhe ne Rrugen Myslym Shyri, perballe Bar Rio ne date 31.12.2019 rreth ores 14:37. Kam bere denoncim ne polici dhe kam arritur te marr pamjet e kamerave e bizneseve ne kete zone dhe i lutem shume zoterise qe ka marre ate valixhe qe ta dorezoje prane Komisariatit te Policise Nr. 2, ne 21 Dhjetori sepse laptopi qe ka qene ne ate valixhe ka nje vlere te madhe per mua pasi aty kam materialet e punes per 7 vjet. Kerkoj qe me mire ta kryej vete kete veprim sepse policia do ti shkoj deri ne banesen e tij sepse shume deshmitare e njohin. Nese edhe dikush tjeter e njeh kete zoteri qe eshte edhe goxha ne moshe, ju lutem qe te komentoje ketu. Ju falenderoj shume.”

Mallkimi i vajzave të bukura

Eskorta, të dashura ose bashkëjetuese vrasësish me pagesë, trafikantësh, politikanësh dhe eksponentësh kriminalë… Fatura e lartë që paguajnë vajzat e bukura shqiptare për pak jetë luksi, foto në Instagram apo ftesa në studio televizive Kejvina Kthella është vetëm rasti i fundit i bërë mediatik. Ata që e kanë ndjekur bionden prej Lezhe në emisionin e Ermal Mamaqit e kanë të qartë “shkëlqimin” e papritur të yllit të saj në publik. Dhe nuk bëhej fjalë vetëm për operacionet plastike që i kanë mundësuar format fizike dhe linjat e fytyrës. E ardhur nga hiçi, me nivel inteligjence fort të diskutueshëm, papritur e pakujtuar, një tjetër vajzë iu shtua VIP-eve të Instagramit, që megjithëse nuk i kishte thënë kurrë punës “punë e mbarë”, u bë me makinë 30 mijë euroshe, me pushime luksi e jetë të shfrenuar alla filmash Hollivudi, burimi i të cilave nuk është e vështirë të merret me mend se prej nga vjen. E pa thënë me zë të lartë, dihej se edhe Kejvina “kishte kapur” një të fortë. Ajo që nuk dihej