Skip to main content

Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias dënon miratimin e Paketës Antishpifje

Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias dënoi miratimin e Paketës ligjore Antishpifje në Parlamentin e Shqipërisë të mërkurën. Gazetarët thonë, se ndryshimet në prag të votimit nuk ndryshuan thelbin e paketës.
Paketa ligjore Antishpifje mori votat  e 82 deputetëve të maxhorancës parlamentare socialiste përballë 13 votave kundër, 5 abstenimeve dhe 5 deputetëve që nuk votuan në mbrëmjen e të mërkurës. Autoriteti i Mediave Audio-Vizuale, AMA, dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, kanë tash e tutje pushtetin që i jep ligji për të vepruar ndaj mediave tradicionale dhe atyre të reja, kur konkludojnë se kanë shpifur ndaj individit dhe kanë cënuar reputacionin dhe dinjitetin e tij.
Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias e dënoi menjëherë miratimin e Paketës Antishpifje. 
“Dënojmë ndryshimet e ligjeve të medias që sapo u votuan në Kuvendin e Shqipërisë. Ndryshimet kozmetike të bëra në minutën e fundit nuk adresojnë të gjitha shqetësimet e ngritura nga Bashkimi Europian, Këshilli i Europës dhe znj. Dunja Mijatoviç”, theksohet në deklaratën e kësaj qendre.
Komisionerja e Lartë e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç i konsideroi dy projektligjet e Paketës Antishpifje në prag të miratimit të tyre në Parlament si ”shkelje të standarteve europiane të të drejtave të njeriut, që kanë nevojë urgjente për përmirësim. Shumë nene nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe europiane të të drejtave të njeriut, të cilat mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias. Jam në veçanti e shqetësuar për fuqinë që u jepet organeve rregullatore për të imponuar gjoba të tepërta dhe për të bllokuar faqe interneti pa një urdhër gjykate, si dhe për vendosjen e rregullimit shtetëror ndaj medias online, gjë që mund t’i japë një goditje të fortë lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në vend,” u shpreh ajo në deklaratën e saj.
Pritet qëndrimi i Presidentit Meta
Që paketa anti-shpifje me dy ligjet e saj të hyjë në fuqi, duhet që ajo të dekretohet nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Për komunitetin e gazetarëve ndryshimet e bëra në prag të votimit të dy projektligjeve, nuk ndryshojnë thelbin e paketës, që i jep fuqi dy enteve vetërregulluese të medias AMA dhe AKEP të gjobisin dhe mbyllin portale online, pa hapësirë për të pezulluar gjobën, kur do t’i drejtohen një gjykate.
Para miratimit të paketës, Presidenti Meta u doli në krah komunitetit të gazetarëve dhe organizatave të tyre që e konsiderojnë paketën “cënim të lirisë së shprehjes dhe medias në Shqipëri” pasi sipas tyre paketa antishpifje i hap dritën e gjelbër qeverisë për të censuruar mediat online. Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, bëri mbrëmë me dije se, “Presidenti do të shprehet në kohën e duhur, pa u ndikuar nga askush përveç Kushtetutës dhe ligjit. Pasi të njihet zyrtarisht me ndryshimet ligjore dhe relacionin shoqërues, Presidenti Meta do të ndërtojë një proces shterues ligjor dhe do t’i njohë qytetarët me qëndrimin e tij përfundimtar”.
Shqetësim  për shkelje të standarteve ndërkombëtare
Në Kushtetutën e Shqipërisë garantohet me ligj liria e shprehjes. Por për komunitetin e gazetarëve, organizatat e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe disa organizata ndërkombëtare, paketa ligjore antishpifje e sapomiratuar e cënon këtë të drejtë. Miratimi i paketës anti-shpifje u parapri nga protestat e komunitetit të gazetarëve dhe organizatave të të drejtave të njeriut dhe shoqërisë civile në Shqipëri dhe objeksionin e Këshillit të Europës dhe Komisionit Europian, (KE) për shkelje të standarteve ndërkombëtare të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në Shqipëri. KE  kritikoi Paketën Antishpifje duke iu drejtuar “hapësirës së  vlerave europiane, ku nuk mund të ketë rregullim të medias në internet apo në shtyp, pasi rregullimi është i pranueshëm vetëm për radiot dhe televizionet”. Në deklaratën e KE u bëhet thirrje autoriteteve të Shqipërisë të marrin në konsideratë komentet e OSBE dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës për të siguruar “përputhshmërinë me standardet europiane në fushën e lirisë së shprehjes që përfshijnë kufizimin e qëllimit të rregullimit vetëm në shërbimet e mediave audio-vizive online, promovimin e vetë-rregullimit, sigurimin e shqyrtimit të pavarur gjyqësor të ankesave lidhur me median dhe forcimin e transparencës së pronësisë së mediave në vend.”
Kryeministri Rama i mbrojti projektligjet në Parlament duke iu referuar modeleve të vendeve të BE për legjislacionin ndaj mediave online. Ai theksoi, se paditë e veta për shpifje do t’i bëjë tek gjykatat dhe jo tek AMA. Rama tha mbrëmë, se përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe ata të Këshillit të Europës nuk i kanë lexuar 2 projektligjet në fjalë dhe reagimi i tyre bëhet nën presionin e “organizatave të rreme, fallco” duke aluduar organizatat e gazetarëve që protestuan të mërkurën para Parlamentit. Përfaqësuesi për lirinë e medias në OSBE,  Harlem Desir, deklaroi në prag të votimit në Parlament se, “kishte bashkëpunuar me kryeministrin Rama, deri në minutën e fundit, për t’i sjellë draftet në standardet ndërkombëtare”.
Çfarë parashikojnë dy ligjet e Paketës Antishpifje?
Ato nxjerrin paraprakisht jashtë loje gjykatat. Dy ligjet i japin kompetenca ligjore Këshillit të Ankesave brenda AMA-s të gjykojë përmbajtjen e mediave online, të vendosë gjoba që duhen paguar menjëherë dhe të heqë përmbajtjen e kontestuar nga faqet online, pa një vendim gjykate. Këshilli i Ankesave merr kështu kompetenca për të vepruar si një gjykatë, kur vjen puna në vlerësimin e ankesave dhe pretendimeve për publikime, të kontestuara si shpifje në median online. Ai merr të drejtën t’i drejtohet AKEP-it që të vendosë në faqet e portalit pop ups, ku shkruhet, se portali në fjalë ka shpifur apo që të mbyllë aksesin në territorin e Shqipërisë  përmes adresimit tek ISP, (Internet Service Providers) që veprojnë në Shqipëri, si Vodafon, AMC apo Albcom.
Gjobat, që duhen paguar menjëherë, shkojnë deri në 800 mijë lekë për shkelje që konstaton AMA, kur media nuk reagon ndaj konstatimeve të Këshillit të Ankesave të AMA. Mediat online detyrohen të paguajnë gjobat, ato  mund të ankohen në bordin e AMA ose në një gjykatë, por kjo nuk pezullon pagesën e menjëhershme të gjobës apo mbylljen e aksesit të publikut në territorin e Shqipërisë në faqet e tyre. Kryetari i Unionit të gazetarëve të Shqipërisë Aleksandër Çipa tha të enjten për DW, se i janë drejtuar presidentit, Ilir Meta për të mos e dekretuar miratimin në Parlament të Paketës Antishpifje. Të njëjtën thirrje e ka bërë edhe Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias./DW/

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Vilat dhe paratë e Belinda Ballukut nga Tirana në Londër, thotë se i ka bërë me 'djersë', ish-burri 50 mijë euro brenda vitit

TANI Belinda Balluku deri në 77 milionë pagë në vit, para se Rama ta bënte drejtore dhe ministre blen shtëpi në Angli. A do ta hetojë SPAK? Jeta Osh Qef Belinda Balluku drejton një nga degët më të korruptuara të qeverisë së Edi Ramës, siç është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nuk është rastësi që Edi Rama i ka besuar Ballukut drejtori të rëndësishme dhe së fundmi ministrinë kryesore, duke larguar Damian Gjiknurin pas një serie skandalesh me hec-et, unazën e madhe etj. Gjatë vitit 2019, Balluku thotë se ka rreth 30 milionë lekë nëpër llogaritë bankare, ndërsa pagat e saj arrijnë 20 milionë lekë në vit. Ish-bashkëshortit të saj, Sokol Ballës, llogaritë i janë shtuar me 50 mijë euro brenda vitit si gazetar. Ndërkohë, Belinda kur ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Shoqërisë Albcontrol fitonte mbi tre herë më shumë se ministre. Si drejtoreshë ajo merrte 77 milinë lekë në vit, ndërsa si ministre 20 milionë lekë. Belinda e ka nisur karrierën

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q