Skip to main content

Mesazhi i plotë: JOQ. Kjo gjyshja ktu ka shum nevoj per ndihme

Shqipëria po përjeton ditët më të vështira të dekadave të fundit, pas pasojave katastrofike që ka lënë pas tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 që tronditi vendin mëngjesin e së martës.

Tërmeti i fuqishëm u ndje thuajse në të gjithë vendin, madje deri në Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Përveç 51 viktimave, lëkundjet e fuqishme lanë pas edhe mijëra ndërtesa të dëmtuara dhe shkatërruara plotësisht.

Një prej tyre është edhe një grua e moshuar, Hava Gjona, e cila jeton e vetme në një shtëpi të vjetër në fshatin Laktesh të Pogradecit.

Mirëpo, tërmetet e njëpasnjëshme që goditën vendin ia kanë shembur banesën ku ajo jetonte dhe momentalisht ajo fle jashtë.

Ka qenë një qytetare e cila ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon për gjendjen e rënduar në të cilën ndodhet e moshuara.

Sipas saj, e moshuara ka nevojë imediate për ndihmë, pasi ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike.

Më trishtues është fakti që ajo është nënë e 7 fëmijëve, por të gjithë e kanë braktisur, duke e lënë në një kasolle.

Mesazhi i plotë:

"Pershendetje JOQ. Kjo gjyshja ktu ka shum nevoj per ndihme kishte nje shtepi te vjeter ku aty jetonte e vetme por tani shpin qe kish ja ka shembur termeti dhe gjyshja momentalisht fle jasht dhe esht e vetem gjyshja jeton vetem ajo ka shum nevoj ju lutem ajo esht dhe ne gjendje psikologjike shum te renduar. Ajo ka shum nevoj per ne. Te lutem postoje te lutem. Nena per momentin jeton ne kasolle dhe esht ne gjendje psikologjike shum te renduar ajo ka 7 femij por femijet e kan braktisur ate duke e len ne kasolle ju lutem postojeni dhe ndoshta e shikon ndonje dhe e ndihmon. Ne laktesh te pogradecit ju lutem postojeni ajo ka shum nevoj per cdo gje. Ju lutem postojeni 🙏🙏 Faleminderit."

JOQ Albania 🇦🇱 

Comments

Popular posts from this blog

Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze

TANI Nga -  Liljana Elmazi Billa   Kemi postuar disa dit perpara rastin e goces 39 vjecare nga qyteti i Vlores Eglantina Telharaj.   Gjendja e vajzes eshte vertet e keqe edhe pasi ajo beri operacionin ajo eshte ende ne gjendje te keqe per jeten un jam nje e afermja e saj vajza ka nje jav ne reanimacion dhe sot ka pesuar nje hemoragji te tepruar. Rasti eshte postuar disa her edhe nga njerez te njohur te estrades Shqiptare por askush nga ministria e shendetesis nuk po reagon.  Do i lutesha shume popullit shqiptar te mblidhemi per Eglantinen sepse gjendja e saj ekonomike nuk eshte e mire vajza duhet derguar urgjentisht jasht shtetit per te gjetur zgjidhje per shendetin e saj sepse ajo eshte ne gjendje kritike per jeten deri me sot ka marr 40 flakona gjak dhe te gjitha i ka humbur.  Do ju lutesha shume ta postonit dhe te mblidhen shqiptaret per te shpetuar jeten e kesaj vajze🙏🙏.  Ju lutem postojeni.  TANI  🙏🙏🙏

Vilat dhe paratë e Belinda Ballukut nga Tirana në Londër, thotë se i ka bërë me 'djersë', ish-burri 50 mijë euro brenda vitit

TANI Belinda Balluku deri në 77 milionë pagë në vit, para se Rama ta bënte drejtore dhe ministre blen shtëpi në Angli. A do ta hetojë SPAK? Jeta Osh Qef Belinda Balluku drejton një nga degët më të korruptuara të qeverisë së Edi Ramës, siç është Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Nuk është rastësi që Edi Rama i ka besuar Ballukut drejtori të rëndësishme dhe së fundmi ministrinë kryesore, duke larguar Damian Gjiknurin pas një serie skandalesh me hec-et, unazën e madhe etj. Gjatë vitit 2019, Balluku thotë se ka rreth 30 milionë lekë nëpër llogaritë bankare, ndërsa pagat e saj arrijnë 20 milionë lekë në vit. Ish-bashkëshortit të saj, Sokol Ballës, llogaritë i janë shtuar me 50 mijë euro brenda vitit si gazetar. Ndërkohë, Belinda kur ishte drejtoreshë e Përgjithshme e Shoqërisë Albcontrol fitonte mbi tre herë më shumë se ministre. Si drejtoreshë ajo merrte 77 milinë lekë në vit, ndërsa si ministre 20 milionë lekë. Belinda e ka nisur karrierën

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q