Skip to main content

Posts

Koronavirusi, ja sa shkon numri i të prekurve në Shqipëri

Shkon në 6 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Pas dy rasteve të para, babë e bir të konfirmuar në orët e para të mëngjesit të së hënës janë shtuar edhe 6 raste të reja në mbrëmje. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se gjatë së hënës janë testuar gjithsej 14 raste të dyshuara për COVID-19. Nga këta 8 persona kanë pasur kontakte të ngushtë me 2 rastet e para të konfirmuara me koronavirusin në vendin tonë. Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se 4 persona kanë rezultuar pozitiv për koronavirus. 3 prej këtyre personave janë familjarë me 2 rastet e para që u konfirmuan në fillim. Aktualisht të gjithë personat e tyre të kontaktit po mbahen në vetëkarantinim të detyruar dhe po ndiqen nga ekipet e epidemiologëve për gjendjen e tyre shëndetësore. Gjendja e tyre rezulton pa probleme të veçanta. Rasti tjetër i konfirmuar është një 31-vjeçar me banim në Tiranë, që ka pasur histori udhëtimi me Milanon 6...

Respektimi i këtyre udhëzimeve është i mjaftueshëm për të parandaluar virusin. #UNICEF. #Shpërndaje

👉 Jeta Osh Qef  👍 Koronavirusi është me madhësi të madhe me një diametër qelizor prej 400-500 mikro, kështu që çdo maskë parandalon hyrjen e saj. Virusi nuk vendoset në ajër, por në tokë, kështu që nuk transmetohet nga ajri. Koronavirusi, kur bie në një sipërfaqe metalike, do të jetojë 12 orë. Koronavirusi, kur bie në pëlhurë qëndron për 9 orë kështuqë larja e rrobave ose ekspozimi i tyre në diell për dy orë është e mjaftueshme për qëllimin e vrasjes së tij. Virusi jeton në duar për 10 minuta, kështu që vendosja e sanitizuesit të alkoolit në xhep është e mjaftueshme për qëllimin e parandalimit. Nëse virusi është i ekspozuar në një temperaturë prej 26-27 ° C, do të vritet, nuk jeton në zona të nxehta. Gjithashtu pirja e ujit të ngrohtë dhe ekspozimi në diell është mjaft i mirë. Qëndroni larg akullores dhe ujit të ftohtë dhe ekspozimi ndaj diellit është mjaft i rëndësishëm. Gargara me ujë të ngrohtë dhe kripë vret mikrobet dhe i parandalon ato të rrjedhin në mushkëri...

Shqipëri: Dhuna në familje – kërkohen denime më të forta

Rrëfim ekskluziv: 22 vjet – sy më sy me rrezikun e vrasjes nga bashkëshorti dhunues. Për DW flet një e mbijetuar nga dhuna sistematike e bashkëshortit. Për herë të parë pas pas 22 vitesh, Agetina Mataj, sot me 8 mars nuk ka një pistoletë kërcënuese në kokë. Asistentja sociale në  “Strehëzën për Gra dhe Vajza të Dhunuara” në Tiranë, i ka sjellë një tufë me lule. E takoj në këtë strehëz sekrete dhe bisedoj me Agetinën. „Jam 45 vjeҫ, jam martuar para 22 vitesh, më 1998. Burri më rrahu që javën e parë të martesës. Për 22 vjet më ka qëlluar me grushta, më ka vënë duart në fyt, më ka kërcënuar se do më vrasë me pistoletë apo do më therrë me thikë. Kishte armë që kur u hapën depot e armëve në 1997. Arësyeja? Nuk duhej kurrë të të flisja, të bëja debat për gjërat e jetës sonë të përditshme. Për atë rrahja ishte diҫka normale, kështu kishte bërë edhe i ati. U bëmë me 4 fëmijë, vajza e madhe është 19 vjeҫ, djali më i vogël 11,  më rrihte në sy të fëmijëve”, më tregon Agetina Mata...

Bledi Mane: Vagina nga dola une, duhej te mbyllej!

VAGINA NGA DOLA UNË, DUHEJ TË MBYLLEJ! Nga Bledi Mane-Public Enemy 1./ Sperma e babait u lëshua si e çmendur drejt kanaleve ku e priste e qeshur vezs e nënës. Ndërsa rënkimet e të dyve nuk rreshtnin, brenda trupit të sime mëje u përqafuan plot mall spermatozoidet dhe vezoret dhe pas 44 minutash u nisën drejt mitrës, u shumëfishuan dhe hodhën rrënjë. Ditët dhe javët kalonin të shëndetshme dhe unë fillova ngadalë të marr formë. Nga një fetus i vogël i strukur, rritesha dhe formëzoja organet, gjymtyrët, kokën, veshët, sytë. Pas 36 javësh kërkoja të braktisja ngrohtësinë e trupit të nënës dhe u gjuaja membranave të barkut të saj me putrat e vogla të këmbëve të mia. 2./ Britmat e mamasë time pushuan kur mamitë e maternitetit, na prenë tubat lidhës, më pastruan nga ujërat ngjyrëkuqe dhe më mbështetën pranë prindit tim. Hera e parë që ndjeja prekjen dhe aromën e një gruaje.  Pushova dhe unë së qari dhe po egzaltohesha nga mirëseardhja në një botë plot oksigjen dhe dritë. Qyshkur ...

60-vjeçari ende i humbur, familjarët e kërkojnë të dëshpëruar

Një qytetar ka shkuar në redaksinë e  JOQ Albania   duke shprehur ankesën e tij për babin e humbur. Sipas tij bëhet fjalë për, shtetasin Hysen Dinaj, 60 vjeç i cili punonte si roje në një karburant në autostradën, Fier-Tepelenë. Dje 60-vjeçari nuk është paraqitur në punë dhe prej orës 17 datë 6.03.2020 ai nuk është parë më prej anëtarëve të familjes. Rreth orës 17 dje babai jonë është nisur për në punë. Punonte në një lokal roje në autostradën Fier-Tepelenë, por nuk ka mbërritur në punë. Kemi që dje që po e kërkojmë nëpër spitale, polici. Ju lutem kush ka ndonjë informacion të na njoftojë në numrin: 0692915927, Hysen Dinaj, 60 vjeç. Mesazhi i plote i qytetarit si me poshte _______________ Rreth orës 17 dje babai jonë është nisur për në punë. Punonte në një lokal roje në autostradën Fier-Tepelenë, por nuk ka mbërritur në punë. Kemi që dje që po e kërkojmë nëpër spitale, polici. Ju lutem kush ka ndonjë informacion të na njoftojë në numrin: 0692915927, Hys...

“Unë nuk njoh zot”/ U nda nga jeta në moshën 99 vjeçare, zbardhet letra-testament e Nexhmije Hoxhës

Xhevdet Shehu, gazetari i “Dita”, publikon letrën testament të Nexhmije Hoxhës, bashkë me një koment personal. NGA XHEVDET SHEHU: Unë, si gazetar, kam pasur rastin të njihem dhe ta takoj disa herë vitet e fundit Nexhmije Hoxhën. Në moshën e saj, gjatë këtyre takimeve e bisedave që kam bërë me të, më ishte krijuar përshtypja se Nexhmije Hoxhës nuk i bënte përshtypje vdekja. Jetoi gjatë, kishte parë shumë dhe nuk befasohej as edhe me lajmet që u dhanë disa herë paraprakisht nga disa portale për vdekjen e saj. E ka thënë edhe vetë në një intervistë të para do kohëve në TV se i ka munguar gjatë Enverit… Në dhjetor 2017 u përhap në disa portale ky lajm: “Vdiq në moshën 96-vjeçare gruaja e Enver Hoxhës!” Më tej një biografi e shkurtër që u fshi shumë shpejt, pasi ishte një lajm i rremë. Teuta Hoxha e përgënjeshtroi lajmin, duke thënë se Nexhmije Hoxha është shëndoshë e mirë dhe vazhdon të shkruajë kujtime. Ajo la pas në formë testamenti me porosi një letër të habitshme d...

Italia është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi, i cili tashmë është kthyer në një alarm botëror.

Italia është një nga vendet më të goditura nga koronavirusi, i cili tashmë është kthyer në një alarm botëror. Deri më tani në vendin fqinj janë shënuar 12 viktima. Zonat më të prekura vijojnë të jenë Lombardia dhe Veneto. Qeveria italiane ka siguruar qytetarët e saj se janë ndërmarrë hapa për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit. Së fundmi mediat italiane raportojnë se tre pacientë në Romë janë shëruar nga virusi. Dy prej tyre ishin një çift kinez, të cilët e kanë lënë trajtimin intensiv. Mjekët kanë përdorur një ilaç eksperimental të prodhuar në SHBA me autorizim e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i quajtur Remdesivir. Remdesivir  është një antiviral i prodhuar nga ndërmarrja amerikane Gilead Sciences, studiuar për virusin Ebola por që gjithashtu duket se funksionon kundër koronavirusit të ri. Shefi i misionit të OBSH-së në Kinë, Bruce Aylëard, tha se ky ilaç mund të jetë zgjidhja. Ilaçi do të përdoret edhe te rastet më serioze në Wuhan të Kinës, rezult...