Një tavolinë është një tavolinë Nga Hysni Ndreu! - TREGIM- Dua t’ju rrëfej për një të moshuar, për një burrë, i cili prej kohësh nuk flet më asnjë fjalë, ka një fytyrë të lodhur, shumë të lodhur për të qeshur dhe shumë të lodhur për të qenë i keq. Jeton në një qytet të vogël, në fund të rrugës, ose në afërsi të kryqëzimit. Është thuajse e kotë të bësh një përshkrim të tijin, vështirë të gjesh diçka ndryshe prej të tjerëve. Mban një kapelë ngjyrë gri, pantallona gri, një xhaketë gri, në dimër pallton e gjatë gri, si dhe ka një qafë të hollë me lëkurë të thatë e të rrudhur, së cilës jakat e bardha të këmishës i rrinë shumë të gjera. Dhoma e tij ndodhet në katin e sipërm të shtëpisë, ndoshta ka qenë i martuar dhe ka pasur fëmijë, ndoshta jetonte më përpara në ndonjë qytet tjetër. Me siguri edhe ai ka qenë fëmijë dikur, por kjo ishte në kohën kur fëmijët visheshin si të rritur. Këtë mund ta dallosh tek albumet me fotografi të gjysheve. Në dhomën e tij gjenden dy karrige, një tavolinë, nj