Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2020

Va rre të shkatërruara dhe çdo gjë e për mbytur, çfarë la pas cikloni që g oditi Greqinë (FOTO)

  Nga   R Hoxha / Cikloni që përfshiu shtetin fqinj, Greqinë la pasoja të mëdha në tre ishujt Kefalonia , Ithaca dhe Zakynthos. Sikurse shihet edhe nga foto e publikuara nga mediat vendase shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta shkaktuan fundosje të disa barkave, rrëzim të pemëve, dëmtime të va rrezave, mbyllje të rrugëve, si dhe dëmtim të shtëpive. Raportohet se shkollat do të jenë të mbyllura të hënën dhe të martën në Kefalonia dhe Ithaca. TANI

Aksident në Durrës, makina i merr jetën të moshuarit me bicikletë

/ TANI / Një aksident me pasoje vdekjen e një 65 vjecari ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Durrës. I moshuari që lëvizte me bicikletë është përplasur nga një makinë tek mbikalimi i Shkozetit. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak. Më datë 20.09.2020, rreth orës 08:03, në lagjen nr.14, Shkozet, Durrës, shtetasi G.M., duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të pa identifikuar rreth 65 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Turqia paralajmëron Shqipërinë: “Kundërshtoni marrëveshjen me Greqinë ose…

Admirali Xhihat Jajxhë është rikthyer në televizionet turke me deklaratat paralajmëruese ndaj rrezikut që Greqia të përfitojë nga zona detare sërish në kurriz të Shqipërisë dhe Egjiptit, që të përdoren si precedentë ndaj Turqisë. Me marrëveshjen mes Italisë dhe Greqisë, Xhihat Jajxhë thekson se të drejtat e Shqipërisë dhe të Libisë u shkelën. “Nëse marrëveshja për detin Jon do të ishte tre palëshe, Shqipëria do të fitonte nga zonat detare në vijën jugperëndim-verilindje, pra do të kishte disa prej zonave të cilat i mori Greqia. Shqipëria duhet ta kundërshtojnë këtë marrëveshje dhe Turqia duhet ta ndërgjegjësojë për këtë”. Nën frymën e asaj çfarë bënë turqit në vitin 2009, Jajxhë ka një këshillë për Egjiptin, që nuk duhet të mashtrohet si Shqipëria. “Egjipti duhet ta rishikojë marrëveshjen me Greqinë pasi bie në kundërshtim me interesat e saj. Ne duhet të denoncojmë këtë marrëveshje njësoj siç vepruam me marrëveshjen e zonave ekonomike detare, që Greqia nënshkroi me Shqipërinë në vitin

Arrestimi i Eldi Dizdarit/ Koloneli flet për mediat në Dubai: Si u kap bosi shqiptar i kokainës

DUBAI Policia e Dubait ka arrestuar Denis Matoshi ose Eldi Dizdarin, një drejtues i bandës shqipfolëse “Kompania Bello”, një sindikatë transnacionale e krimit të organizuar e përfshirë në trafikimin e drogës dhe operacionet e kontrabandës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës me një vlerë të vlerësuar të një rruge në rreth 350 milionë euro. Si pjesë e një operacioni ndërkombëtar me emrin e koduar ‘Los Blancos’, Policia e Dubait arrestoi të dyshuarin i cili kërkohet nga autoritetet italiane me akuzat e bashkëpunimit kriminal dhe drejtimin e një bande të trafikut të drogës në një nivel ndërkombëtar. Operacioni, i cili përfshinte departamentet anti-drogë të 10 vendeve, rezultoi në kapjen e 20 drejtuesve të bandave në kërkim në një seri opeëracionesh të sinkronizuara të martën e kaluar. Koloneli Saeed Al Qamzi, drejtor i Departamentit të Personave të Kërkuar në Policinë e Dubait, tha se ata e vendosën të dyshuarin nën mbikëqyrje të vazhdueshme për disa ditë para se të merrnin atë që quhet “n