Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2019

"Lamtumire Agron! Qofsh i Parajses! E njohem Agronin tek flinte jasht, mbuluar me dy batanije, posht shkalleve te Pallatit te Kongresve.

"Lamtumire Agron! Qofsh i Parajses! E njohem Agronin tek flinte jasht, mbuluar me dy batanije, posht shkalleve te Pallatit te Kongresve. I persekutuar ne sistemin komunist, i rritur nga dy prinder, qe pas vdekjes se tyre do te endej i vetem rrugeve. Shtratin e vetem qe njohu ishte vetem krevati i burgut, me pas ne demokraci mermerin e ftohte posht shkalleve. Bente shume humor, si duket liria edhe pse flinte jasht e bente optimist. “Te kem nje shtrat, nje shtepi ku te flej si njeri dhe le te vdes..” Ne varrimin e tij ishin vetem 10 vete, stafi i emisionit dhe punonjesit e varrezave dhe nje apo dy shoke. Iku nga kjo bote pas nje semundje te rende. Qendroi gati dy vite ne shtepi te re, me pas semundja e mundi, si duket iu dorezua i qete se endrra e tij te kishte nje celes, te hapte nje dere, te kishte nje shtrat, ishte bere realitet. Gjithmone thonte:- “Falenderoj Zotin qe ju njoha, sepse sot po angazhohem edhe une te ndihmoj nevojtaret...” . Agron ne fakt te falenderojme ne ty, se

Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias dënon miratimin e Paketës Antishpifje

Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias dënoi miratimin e Paketës ligjore Antishpifje në Parlamentin e Shqipërisë të mërkurën. Gazetarët thonë, se ndryshimet në prag të votimit nuk ndryshuan thelbin e paketës. Paketa ligjore Antishpifje mori votat  e 82 deputetëve të maxhorancës parlamentare socialiste përballë 13 votave kundër, 5 abstenimeve dhe 5 deputetëve që nuk votuan në mbrëmjen e të mërkurës. Autoriteti i Mediave Audio-Vizuale, AMA, dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, kanë tash e tutje pushtetin që i jep ligji për të vepruar ndaj mediave tradicionale dhe atyre të reja, kur konkludojnë se kanë shpifur ndaj individit dhe kanë cënuar reputacionin dhe dinjitetin e tij. Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias e dënoi menjëherë miratimin e Paketës Antishpifje.  “Dënojmë ndryshimet e ligjeve të medias që sapo u votuan në Kuvendin e Shqipërisë. Ndryshimet kozmetike të bëra në minutën e fundit nuk adresojnë të gjitha shqetësimet e

Doni disa fakte se pse kemi hyre rrugen e instalimit te diktatit per ate qe do qarkulloje ne hapesiren publike? Si me poshte:

Nga -  Ervin Goci Doni disa fakte se pse kemi hyre rrugen e instalimit te diktatit per ate qe do qarkulloje ne hapesiren publike? Si me poshte:  Shtypnews.al 1. Jane sulmuar gazetaret drejtperdrejte dhe aktiviste, apo dhe komentues neper faqe, duke i quajtur "shpifesa". Ne fakt mesazhi eshte qe ketu te gjithe shpifin, a thua se shpifja e Kryeministrit eshte njelloj me shpifjen e perdoruesve ne rrjet. 2. Kane sulmuar direkt aktivisten Xhulia Aliaj, Adriana Kalaja, duke i arrestuar apo ne tentative sepse kane shprehur lirshem konsideratat e tyre, a thua se ata jane ndonje organizate e rrezikshme qe perdor komunikimin virtual per mobilizim rekrutesh. 3. Kane mbyllur nepermjet makinerise se TROLL-save apo terminatorit me emer "acromax", faqet "Brryli Broadway", "JOQ" per shqetesime te shprehura online, apo video autentike te papergenjeshtru ara nga njeri, madje te perdorura dhe per prove nga autoritetet per te kryer arrestime. 4. Shperndahen fo

Ilaçi i famshëm OKI: Ja dëmet që mund t’i bëj trupit tuaj

Ilaçi i njohur si ‘Oki’ ose siç njihet ndryshe Ketoprofeni, po përdoret në përmasa shumë të mëdha në Kosovë. Para disa muajsh, Shqipëria vendosi të ndalonte shitjen e këtij ilaçi pa recetën e mjekut mbi 40 miligram. Sidoqoftë, kjo masë që ndalon përdorimin pa lejen e mjekut nuk ekziston në Kosovë, dhe shitja e tij po bëhet në masë të jashtëzakonshme. Ky ilaz redukton temperaturën, dhimbjen [e në veçanti atë të kokës] dhe inflamacionin, shkruan Periskopi. Ky ilaç mund të irritojë stomakun, dhe rekomandohet ose preferohet që të merret bashkë me ushqim ose edhe qumësht. Mjekët thonë se gjatë përdorimit të tij duhet evituar edhe përdorimin e alkoolit, pasi përdorimi kronik i tij mund të rris rrezikun e dëmtimit të mëlçisë ose hemorrragjisë së stomakut. Efektet anësore potenciale janë të frikshme. Ato përfshijnë sulmiin në zemër, për njerëzit që kanë probleme me zemër. Goditjen në tru. Hipertensionin arterial HTA. Probleme të veshkave deri në insuficencë renale. Hemorrragji dhe u

Ndal dores se xhelatit te fjales se lire, Edvin Kristaq Hoxha!

Ndal dores se xhelatit te fjales se lire, Edvin Kristaq Hoxha! Mbyllja e portalit tjeter te njohur Brryli Broadway, nje akt tjeter kriminal i Edvin Kristaq Xhelatit. Te  dashur miq, liria e mediave po perjeton ditet me te veshtira. Edvin Kristaq Xhelati mbylli edhe portalin tjeter te mirenjohur dhe te pavarur Brrylli Broadway pasi ai ka kritikuar menaxhimin e falimentuar te situates pas termetit nga ai dhe narkoqeveria e tij. Ky akt kriminal ndaj fjales se lire vjen ne vazhdim te nje perpjekje te pashembullt per te rikthyer censuren dhe si hakmarrje e ulet e primitive per kritikat e ketij portali ndaj Edvin Kristaq Xhelatit dhe deshtimit te tij ne menaxhimin e gjendjes te krijuar nga termeti ne vend. Ky vendim tregon se si po keqperdor Edvin Kristaq Xhelati shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme  ne vend te Gjendjes se Fatkeqesise Natyrore, ne kundershtim flagrant me kushtetuten, per te shuar urrejtjen dhe ushtruar hakmarrjen e tij ndaj mediave te pavaruara jo qeveritare dhe

Mesazhi i plotë: JOQ. Kjo gjyshja ktu ka shum nevoj per ndihme

Shqipëria po përjeton ditët më të vështira të dekadave të fundit, pas pasojave katastrofike që ka lënë pas tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 që tronditi vendin mëngjesin e së martës. Tërmeti i fuqishëm u ndje thuajse në të gjithë vendin, madje deri në Kosovë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Përveç 51 viktimave, lëkundjet e fuqishme lanë pas edhe mijëra ndërtesa të dëmtuara dhe shkatërruara plotësisht. Një prej tyre është edhe një grua e moshuar, Hava Gjona, e cila jeton e vetme në një shtëpi të vjetër në fshatin Laktesh të Pogradecit. Mirëpo, tërmetet e njëpasnjëshme që goditën vendin ia kanë shembur banesën ku ajo jetonte dhe momentalisht ajo fle jashtë. Ka qenë një qytetare e cila ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon për gjendjen e rënduar në të cilën ndodhet e moshuara. Sipas saj, e moshuara ka nevojë imediate për ndihmë, pasi ndodhet në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Më trishtues është fakti që ajo është nënë e 7 fëmijëve, por të

URAN BADALLI NGA ZHURI, PRETENDON SE PO I BËHEN PADREJTËSI RRETH STATUSIT TË INVALIDIT TË LUFTËS

URAN BADALLI NGA ZHURI, PRETENDON SE PO I BËHEN PADREJTËSI RRETH STATUSIT TË INVALIDIT TË LUFTËS Uran Badalli   nga Zhuri, pretendon se i është bërë padrejtësi nga ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si dhe komisioni për verifikimin e invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, pasi atij nuk po i njihet ky status. Uran Badalli, ankohet se që 20 vite ai nuk ka gëzuar asnjë të drejtë si invalid apo edhe veteran i luftës. Për këtë çështje ai thotë të ketë bërë padi ndaj ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, pasi që sipas tij komisioni i caktuar nga kjo ministri nuk e ka kryer punën si duhet duke ia zbritur edhe etazhitetin e invalidetit të tij. Ai ndjehet i indinjuar, pasi nuk është përfillur fare nga komisionet përkatëse për njohjen e statusit të invalidit dhe vetranit të UÇK-së. Zotëri Badalli, thotë se posedon dëshmi dhe dëshmitarë për plagosje dhe rreth kontributit të tij jo vetëm në luftën e Kosovës. Ai tha gjithashtu se, gjëja që e shqetëson më së shumti atë është fakti se

Nese njihni persona qe kane nevoje per ndihme: Shperndajeni ju lutem:

#Shperndajeni ju lutem:  Jeta Osh Qef Nese njihni persona qe kane nevoje per ndihme: Alfrida Shameti ofron një shtepi në Tepelenë për 5 persona, një shtëpi në Durres dhe nje Tirane. 0688746293 Labinot Rexha ofron 25000 euro. Bajram Valbona Jashari leshon shtëpinë 3 katëshe ne Prishtinë. +38344271491 dhe 044477776 Ilir Kryeziu ofron strehim për 10 anëtarë 0038344381027 në Prishtinë Hotel dhe Restorant “Kosova” ofron 60 dhoma(mengjes,drek,darke) per 150 persona. +38344804442 Hotel Ana ne Kosove ofron strehim per 120 persona nga Shqiperia me te gjitha shpenzimet e paguara. +38344204765 Hotel “Iliria “ në Kosove ofron strehim per 10 familje. +38344577779 Vila Sopebra ne Sarande ofron strehim per 12 persona 0695673741, 0699666500 Hotel Tëo Mermaids Ksamil, 06980663637 Hotel Neë Heaven Sarande, 0682001760 Ibraim ofron 3 shtepi ne Maqedoni Dorjan Krasniqi ofron shtepi per 20 familje ne Kosove. +38349656952 Ismail Halimi ofron shtepe per nje familje ne Kosove +38344444569 Ar

Dështuat, gërvishtni sërish sa të jeni në qeveri.

Shqipëria e ndodhur një situatë tepër të vështirë nga ana fizike, psikologjike dhe emocionale për shkak të katastrofës që shkaktoi tërmeti i mëngjesit të së martës, ku u shënuan 51 viktima dhe mbetën pa një çati mbi kokë mijëra familje… redaksia e “Rilindjes” me në krye Endri Fugën nuk ndalet të zhvendosë vëmendjen nga sulmet që i bëhen shefit të madh dhe me manovra amatore tenton të fusë në përçarje qytetarët me njëri-tjetrin, strategji kjo e aplikuar që në kohët e hershme, e njohur me togfjalëshin “Sundo e Përça”. “Populli duhet të fillojë të mendojë si një, të reagojë si një dhe të vendosë veten me gjithë zemër në shërbim të regjimit”,- ishte motoja e Josef Gëbels, këshilltarit propagandistik të Hitlerit, krahu i djathtë i tij sapo erdhi në pushtet. Kështu, duke ecur me këtë moto, Gëbelsi amator i Ramës vazhdon të implementojë me mjete propagandistike të dobëta “shpërlarjen e trurit” tek masa. Në mëdyshje të madhe është vënë ditët e fundit vertetësia e llogarisë së hapur nga