Skip to main content

Posts

"Komisioneri Olivér Várhelyi

"Komisioneri Olivér Várhelyi përfundoi sot vizitën e tij të rëndësishme në #Tiranë 🇦🇱, e cila konfirmoi se #BE 🇪🇺 është më shumë se kurrë pranë #Shqipërisë në rrugën e saj të pranimit në BE drejt konferencës së parë ndërqeveritare. Zbatimi i Planit Ekonomik dhe të Investimeve të Ballkanit Perëndimor 6 do të nxisë rimëkëmbjen ekonomike afatgjatë dhe integrimin ekonomik rajonal si dhe do të shkojë paralelisht me vazhdimin e procesit të reformës." Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca https://www.facebook.com/304579276278549/posts/3302296389840141/

Gjenden të vdekur dy nga tre të rinjtë e zhdukur në Malësinë e Madhe

Janë gjetur trupat e dy të rinjve në Malësinë e Madhe.  Mësohet se Vilson Çutaj dhe Plement Pepaj janë gjetur të pajetë në fshatin Rrenc. Dyshohet se personi i tretë është larguar, pasi është autori i vrasjes së dy të rinjve. Policia i ka dhënë fund kërkimeve.

Pse jemi shoqëri e panatyrëshme?

  Nga Artan Fuga Këtë e ka artikuluar fort për herë të parë Thomas Hobbes kur ka thënë që ligji juridik është gjendje e panatyrëshme sepse sipas ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë para tij, si i dobëti edhe i fuqishmi, kurse në natyrë shkruante ai i fuqishmi e shkatërron të dobëtin. Add caption Nga kjo pikëpamje ne jemi shoqëri natyrore sepse te ne ligja i merr të keqen të fuqishmit, përkundrazi është kamxhik në duart e tij për ta zbutur kurrizin e më të dobëti t. Por, ne jemi shoqëri e panatyrëshme në kuptimin e keq të fjalës! Në natyrë ka larmi ngjyrash, llojesh, formash. Natyra është e larmishme, e diversifikuar, lloje llojesh, kurse te ne pushtetet e të gjitha llojeve duan që çdo gjë ta fusin në kallëpe. Deputetët në kallëp, nëpunësit në kallëp, studentët në kallëp. Gjithçka monotoni. Në natyrë nuk ka autoritarizëm vertikal, dëshirë për kontroll mbi të tjerët, pema sado e madhe nuk e kontrollon dot fijen e barit, luani nuk e kontrollon dot peshkun, krokodili nuk ka se ...

Silvana Begaj: Një grua!

Nga Silvana Begaj: Një grua! Vesha takat, lyeva buzët me buzëkuq, stilova flokët, vesha fustanin më të mirë dhe lajmërova mediat: Fola për barazinë gjinore! U duartrokita , u emocionova, ika. Cdo gjë vazhdoi ashtu si ishte dhe pas fjalimit tim glamur. Dhe vetë e dija që kjo cështje nuk zgjidhet kështu, por cmë duhet mua? Puna ime mbaron aty. Nuk dua të mendoj më gjatë sepse make up-i profesional më bie. Kjo është bota. Unë jam e përkëdhelur nga fati kurse shumica jo. Unë jam një grua! Jam një grua ulur në këmbët e urës në mesin e një kryeqyteti dhe nuk është fundi i botës. Burri më nxorri jashtë nga shtëpia bashkë me fëmijët. Askush nuk i ka thënë këtij burri që ka mbaruar koha e skllavopronarëve. Nuk ia kanë thënë! Nuk është fundi i botës! Edhe unë jam një grua! Nuk e di pse më kujtohet ajo historia e një djalit që cdo ditë i lutej Zotit ti sillte një bicikletë dhe kaluan vite dhe Zoti nuk ia solli bicikletën. Atëherë e kuptoi se Zoti nuk funksionte kështu. Një mëngjes u ngrit, v...

Shqiperia përgjatë 30 viteve lojë ping- pongu me kushtetuten. Ligjet e saj dhe Kodin zgjedhor

Xhoi Jakaj: Shqiperia përgjatë 30 viteve lojë ping- pongu me kushtetuten. Ligjet e saj dhe Kodin zgjedhor Ndërkohë po ju kujtoj: 1- Nuk ka mirëqenie për popullin e thjeshtë 2- Nuk ka drejtësi për të varferit 3-Shkollat e spitalet shteterore nuk funksionojnë si duhet,niveli i shërbimit ka rënie çdo vit dhe buxhetet për këto ministri jetike kanë njohur ulje. 4-Nese kërkoni një shërbim sot në çdo dikaster shtetëror ai blihet. 4- Integrimi i personave në nevoje është në stadin më të ulët në histori. 5- Shumica e të punësuarve nē institucionet shtetërore janë të detyruar të kthehen në shërbim të politikës ose humbasin vendin e punës, dhe funksionimi i shtetit është prej kohësh Parti /Shtet 6-Drejtesia ka hyrë në kanale dhe labirinthe pa kthim 7-Emigrimi i trurit dhe shkëncëtarëve drejt vendeve në zhvillim tashmē është plaga më e thellë e shoqërisë Shqiptare. 8-Pas tërmetit shumë banorë në zonat e prekura janë akoma pa shtēpi, 9-Nuk mjaftoj tërmeti,por me ardhjen e pandem...

Një grua! - Shkruan - /Silvana Begaj...!

SHKRUAN SILVANA BEGAJ - Një grua! Vesha takat, lyeva buzët me buzëkuq, stilova flokët, vesha fustanin më të mirë dhe lajmërova mediat: Fola për barazinë gjinore! U duartrokita , u emocionova, ika. Cdo gjë vazhdoi ashtu si ishte dhe pas fjalimit tim glamur. Dhe vetë e dija që kjo cështje nuk zgjidhet kështu, por cmë duhet mua? Puna ime mbaron aty. Nuk dua të mendoj më gjatë sepse make up-i profesional më bie. Kjo është bota. Unë jam e përkëdhelur nga fati kurse shumica jo. Unë jam një grua! Jam një grua ulur në këmbët e urës në mesin e një kryeqyteti dhe nuk është fundi i botës. Burri më nxorri jashtë nga shtëpia bashkë me fëmijët. Askush nuk i ka thënë këtij burri që ka mbaruar koha e skllavopronarëve. Nuk ia kanë thënë! Nuk është fundi i botës! Edhe unë jam një grua! Nuk e di pse më kujtohet ajo historia e një djalit që cdo ditë i lutej Zotit ti sillte një bicikletë dhe kaluan vite dhe Zoti nuk ia solli bicikletën. Atëherë e kuptoi se Zoti nuk funksionte kështu. Një mëngjes u ngr...

Ambasada e SHBA bën me dije: Hapet Lotaria Amerikane, ja si të aplikoni

Ambasada e SHBA bën me dije: Hapet Lotaria Amerikane, ja si të aplikoni Ambasda e SHBA në Tiranë ka bërë me dije se ka hapur regjistrimet për llotarinë amerikane. Njoftimi i Ambasades: | Regjistrimet për Programin e Lotarisë Amerikane 2022 do të jenë të hapura nga data 7 tetor, 2020, ora 18:00 (ora shqiptare) deri më 10 nëntor 2020, ora 18:00 (ora shqiptare)! Për më shumë informacion, klikoni këtu: http://ow.ly/7dCz50BFoLx Vazhdoni të na ndiqni në Facebook, Twitter dhe instagram gjatë kësaj kohe, për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj.