Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2020

Lockdown-et Kthehen në Europë dhe Godasin Ekonominë!

  17 TETOR, 2020       Po kërcënohen bursat europiane. Frika për një valë të dytë pandemie vërtetohet në fomën më të keqe të mundshme në Europë, pasi shumë nga metropolet dhe rajonet e saj po kalojnë në mini-karantina, në një përpjekje për të frenuar shpërndarjen e virusit, pasi sistemi i shëndetësisë nuk është i aftë të përballojë numrin e rasteve. Edhe pse kostoja e karantinimeve për ekonominë është shumë e madhe, ekspozimi si formë e drejtpërdrejtë e shpërndarjes së virusit nuk u lë shumë hapësirë qeverive, duke i detyruar të vendosin sërish masa kufizuese, vetëm pak muaj pas anullimit të tyre. Pas Qytetit të Dritave që detyrohet të jetojë për një muaj në gjysëmdritë nga masat e vendosura, që kufizojnë lëvizjen, erdhi edhe Londra, ku ra kambana e alarmit për shkak të shtimit të rasteve të të prekurve me Covid-19. Qeveria Johnson në Britani njoftoi dje masa të reja kufizuese që ndikojnë dhe prekin direkt 28,3 milionë njerëz në Londër, Essex, York, Chesterfield dhe në 4 zona të tjera,

Florida: Paradë Makinash Pro Trump – 30.000 Makina & në Sfond “Trump Song”!

M ijera mb ështetës të presidentit Trump u derdhën në rrugët e Floridas për të protestuar kundër komunizmit. Departamenti i Policisë së Maiamit konfirmoi se afro 30 mijë makina morën pjesë në Ralin e Makinave pro Trump. Mijëra kubanezë, venezuelianë dhe të tjerë latinë konservatorë mbushën rrugët e Maiamit për t’iu bashkuar karvanit  “anti-komunist” . Patriotë latinë shprehën dashurinë e tyre për Amerikën dhe presidentin Trump duke valëvitur flamuj, për të shprehur ndjenjat e tyre anti-socialiste dhe anti-komuniste. Parada u përqëndrua në  “Magic City Casino”  dhe u quajt “ Anti-Communist Caravan for Freedom and Democracy” (Karvani Anti-Komunist për Liri dhe Demokraci). Demonstruesit mbështesnin mes flamujve dhe thirrjeve rizgjedhjen e presidentit Trump, përkrah flamujve të kombeve të tyre. Policia deklaron se njerëzit u mblodhën në një paradë historike për të kundërshtuar komunizmin, socializmin, marksizmin dhe ideologjitë majtiste totalitare. Organizatori i paradës, apo ralit, Orland

Turqia dhe Greqia Drejt Luftës – Gazetari i Famshëm Grek Giorgos Tragkas Shpërthen në Emisionin e tij Radiofonik!

Garetari  i famshëm grek Giorgos Tragkas , i cili pasi e di mirë se emisionet e tij ndiqen nga qeveria turke, deklaroi nga frekuenca radiofonike se   “do të derdhen tonelata gjaku”   nëse do t’i çojnë gjërat në përplasje të armatosur dhe do ta paguajnë shtrenjtë. Gazetari thotë se grekët do i luftojnë kudo turqit, deri në arritjen e fitores. “Do i luftojmë ngado, nga ajri, nga deti dhe nga toka, nga çdo fshat dhe qytet, ngado, si dhe nuk do të ndalemi së luftuari derisa të ikin përfundimisht edhe nga shkëmbi i fundit, edhe nga vala e fundit e detit që na përket e që caktohet në traktatin e Lozanës. Të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk jemi të përçarë dhe as të frikësuar. Nuk na frikëson një grip virusal, aq më pak një Covid-19. Do ta kuptojnë, sepse janë fashistë dhe kurrë nuk do të shikojnë më ndonjë perandori tjetër otomane. Kini besim tek potenca e kombit, mos u besoni gjermanofilëve dhe veçanërisht vetë gjermanëve.” *** Gazetari i mirënjohur Tragkas thotë: “Përgatituni për luftë ose

Asnjë gjurmë në SHBA, “zhduket” Hashim Thaçi!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, që nga propozimi i aktakuzës ndaj tij nga Gjykata Speciale ka qenë i izoluar nga ndërkombëtarët, duke mos zhvilluar asnjë takim me ndonjë nga liderët evropianë dhe më gjerë. Të vetmin takim, Thaçi e ka zhvilluar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, më të cilin Thaçi vazhdimisht ka pasur raporte të ngushta. E dy ditë më parë, në media u raportua se Thaçi është nisur për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lajm ky që u konfirmua nga presidenca e Kosovës, por që nuk u dha më shumë informata për qëllimin e vizitës. Kur kanë kaluar dy ditë që kur ndodhi kjo, në Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk ka asnjë gjurmë nga Hashim Thaçi. Ai si duket është ‘zhdukur’ në SHBA. Në profilin në facebook të presidentit Thaçi, dhe në webfaqen e presidencës së Kosovës, nuk ka asnjë lajm për ndonjë aktivitet të Thaçit në SHBA. Po ashtu, as në media nuk është publikuar asnjë lajm apo pamje nga vizita e Thaçit në SHBA. E kjo vizitë a papritu

VOA/ 'Ndikimi i Pekinit në Shqipëri i padukshëm', Trump thirrje Tiranës për dalje nga ‘Nisma 17+1’

  VOA/ 'Ndikimi i Pekinit në Shqipëri i padukshëm', Trump thirrje Tiranës për dalje nga ‘Nisma 17+1’ Platforma e inicuar nga Pekini 17 +1 në vitin 2012, që përfshin vendet e europës qëndrore, lindore dhe ato të ballkanit perëndimor, është kthyer në qendër të diskutimeve të studiuesve dhe qarqeve politike euroatlantike. Në mjaft vende të BE është rritur shqetësimi se kjo nisëm lidhet me synimin e Kinës për të përçarë BE, ndërsa ekspertët argumentojnë se Pekini kërkon ta përdorë atë si portë hyrse në tregjet e Europës dhe të rikthehet si lojtare e rëndësishme. Presidenti i SHBA Donald Tramp i bëri thirrje Shqiperisë të dalë prej kësaj nisme ndërsa Tirana zyrtare ende nuk është shprehur Studiuesit thonë se ndikimi i saj në Ballkan përjshtuar Serbinë është i padukshëm. Nisma17+1 e iniciuar nga Kina 8 vjet më parë, mes vendeve të Europës qëndrore lindore dhe ato të ballkanit perëndimor, me përjashtim të Kosovës shihet nga studiuesit si synim i qartë i sajo për t’u rikthyer në skenën

"Komisioneri Olivér Várhelyi

"Komisioneri Olivér Várhelyi përfundoi sot vizitën e tij të rëndësishme në #Tiranë 🇦🇱, e cila konfirmoi se #BE 🇪🇺 është më shumë se kurrë pranë #Shqipërisë në rrugën e saj të pranimit në BE drejt konferencës së parë ndërqeveritare. Zbatimi i Planit Ekonomik dhe të Investimeve të Ballkanit Perëndimor 6 do të nxisë rimëkëmbjen ekonomike afatgjatë dhe integrimin ekonomik rajonal si dhe do të shkojë paralelisht me vazhdimin e procesit të reformës." Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca https://www.facebook.com/304579276278549/posts/3302296389840141/

Gjenden të vdekur dy nga tre të rinjtë e zhdukur në Malësinë e Madhe

Janë gjetur trupat e dy të rinjve në Malësinë e Madhe.  Mësohet se Vilson Çutaj dhe Plement Pepaj janë gjetur të pajetë në fshatin Rrenc. Dyshohet se personi i tretë është larguar, pasi është autori i vrasjes së dy të rinjve. Policia i ka dhënë fund kërkimeve.

Pse jemi shoqëri e panatyrëshme?

  Nga Artan Fuga Këtë e ka artikuluar fort për herë të parë Thomas Hobbes kur ka thënë që ligji juridik është gjendje e panatyrëshme sepse sipas ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë para tij, si i dobëti edhe i fuqishmi, kurse në natyrë shkruante ai i fuqishmi e shkatërron të dobëtin. Add caption Nga kjo pikëpamje ne jemi shoqëri natyrore sepse te ne ligja i merr të keqen të fuqishmit, përkundrazi është kamxhik në duart e tij për ta zbutur kurrizin e më të dobëti t. Por, ne jemi shoqëri e panatyrëshme në kuptimin e keq të fjalës! Në natyrë ka larmi ngjyrash, llojesh, formash. Natyra është e larmishme, e diversifikuar, lloje llojesh, kurse te ne pushtetet e të gjitha llojeve duan që çdo gjë ta fusin në kallëpe. Deputetët në kallëp, nëpunësit në kallëp, studentët në kallëp. Gjithçka monotoni. Në natyrë nuk ka autoritarizëm vertikal, dëshirë për kontroll mbi të tjerët, pema sado e madhe nuk e kontrollon dot fijen e barit, luani nuk e kontrollon dot peshkun, krokodili nuk ka se çfar

Silvana Begaj: Një grua!

Nga Silvana Begaj: Një grua! Vesha takat, lyeva buzët me buzëkuq, stilova flokët, vesha fustanin më të mirë dhe lajmërova mediat: Fola për barazinë gjinore! U duartrokita , u emocionova, ika. Cdo gjë vazhdoi ashtu si ishte dhe pas fjalimit tim glamur. Dhe vetë e dija që kjo cështje nuk zgjidhet kështu, por cmë duhet mua? Puna ime mbaron aty. Nuk dua të mendoj më gjatë sepse make up-i profesional më bie. Kjo është bota. Unë jam e përkëdhelur nga fati kurse shumica jo. Unë jam një grua! Jam një grua ulur në këmbët e urës në mesin e një kryeqyteti dhe nuk është fundi i botës. Burri më nxorri jashtë nga shtëpia bashkë me fëmijët. Askush nuk i ka thënë këtij burri që ka mbaruar koha e skllavopronarëve. Nuk ia kanë thënë! Nuk është fundi i botës! Edhe unë jam një grua! Nuk e di pse më kujtohet ajo historia e një djalit që cdo ditë i lutej Zotit ti sillte një bicikletë dhe kaluan vite dhe Zoti nuk ia solli bicikletën. Atëherë e kuptoi se Zoti nuk funksionte kështu. Një mëngjes u ngrit, v

Shqiperia përgjatë 30 viteve lojë ping- pongu me kushtetuten. Ligjet e saj dhe Kodin zgjedhor

Xhoi Jakaj: Shqiperia përgjatë 30 viteve lojë ping- pongu me kushtetuten. Ligjet e saj dhe Kodin zgjedhor Ndërkohë po ju kujtoj: 1- Nuk ka mirëqenie për popullin e thjeshtë 2- Nuk ka drejtësi për të varferit 3-Shkollat e spitalet shteterore nuk funksionojnë si duhet,niveli i shërbimit ka rënie çdo vit dhe buxhetet për këto ministri jetike kanë njohur ulje. 4-Nese kërkoni një shërbim sot në çdo dikaster shtetëror ai blihet. 4- Integrimi i personave në nevoje është në stadin më të ulët në histori. 5- Shumica e të punësuarve nē institucionet shtetërore janë të detyruar të kthehen në shërbim të politikës ose humbasin vendin e punës, dhe funksionimi i shtetit është prej kohësh Parti /Shtet 6-Drejtesia ka hyrë në kanale dhe labirinthe pa kthim 7-Emigrimi i trurit dhe shkëncëtarëve drejt vendeve në zhvillim tashmē është plaga më e thellë e shoqërisë Shqiptare. 8-Pas tërmetit shumë banorë në zonat e prekura janë akoma pa shtēpi, 9-Nuk mjaftoj tërmeti,por me ardhjen e pandem