Skip to main content

Posts

Showing posts from 2020

Arsyet pse rilindja u mbylli zerin 2milin Shqiptareve te JOQ Albania-...

Mëngjesin e sotëm, shqiptarë të ndershëm, ata që e kanë ngritur jetesën e tyre me djersë si taksapagues të rregullt të këtij shteti, ata që kishin zgjedhur median e lirë të Shqiptarisë për t’u informuar çdo ditë se ku shkonin paratë që ata detyrohen t’i falin kësaj qeverie, të shqetësuar, tej-mbushën mesazhet tona në Instagram dhe jo pa shkak! Arsyeja ishte se tashmë, burimi i vetëm i informimit për ta kishte mbetur media mavi, rast unik në historinë e politikës botërore (që nuk ndodh as në regjimet diktatoriale), ERTV ose ndryshe Televizioni personal i Edvin Ramës. Aty ku Shqipëria i përngjan një shteti të mirëqenies sociale por shqiptarët e mjerë mezi e kalojnë muajin me 30 mijë lekë të vjetra asistencë, ku lypësit nuk duken në asnjë cep rruge por ndodhen në këndin 2 centimetra larg kamerës së kameramanit të ERTV. Aty ku policia bën sikur ndihmon të moshuarit të kalojnë rrugën të fitojë respektin e popullit por në fund t

Meta: 25 prilli do jetë referendum, mbështes rrëzimin e çdo tiranie

Presidenti Ilir Meta në një lidhje direkte me emisionin “Çim Peka Live” deklaroi se 25 prilli është data që do vendosë nëse Shqipëria do shkojë në Europë ose do shkojë në greminë. Meta e cilëson 25 prillin referendum dhe thekson se mbështet rrëzimin e çdo tiranie. “ Problemi sot i Shqipërisë është 25 prilli dhe presidenti këtë e ka sot detyrën kryesore. 25 prilli vendos nëse Shqipëria do ecë drejt Europës apo do të bjerë në një greminë pa fund. Pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk ka asnjë shans apo mundësi për negociata. Të tjera janë muhabete kot. Kjo qeveri ka bërë çdo gjë për të bllokuar të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Kushtet ishin të qarta. Ky është referendum. Ose fillohet instalimi i një regjimi despotik, ose do kemi një pjesëmarrje masive të popullit ku do kërkohet ajo që e kemi kërkuar edhe 30 vite më parë. Çdo shqiptar kudo që është të ngrihet dhe të kuptojë se fuqia e tij është vota e tij. Se vota e tij nuk blihet. Të gjithë të shkojnë të votojnë. Kjo është një gjë q

Lufta për uljen e çmimit të tamponeve, Klod Allajbeu i Spitalit Amerikan i bën presion JOQ Albania-s

ttps://www.facebook.com/joqalbania/videos/384625576193054/?sfnsn=scwspmo

​Liria ka emër, Pandeli Majko citon vargjet e fundit të luftëtares së UÇK-së Yllka Domi

  ​Liria ka emër, Pandeli Majko citon vargjet e fundit të luftëtares së UÇK-së Yllka Domi Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, njëherësh ministër i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka përkujtuar pjesëtaren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmoren e kombit, Yllka Domi, e cila ra heroikisht në betejën e Çabratit më 7 maj të vitit 1999. Ai në një postim në Facebook, Liria ka emër, ka cituar vargjet e fundit të dëshmores 17-vjeçare dy ditë para rënies heroike në përballje me forcat okupatore serbe në Kosovë. Ndryshe, ushtarakët serbë trupin e Yllkës bashkë me trupat e tjerë të vrarë në betejë i dërguan në një varrezë masive në Batajnicë të Serbisë. Pas identifikimit të eshtrave nga ekspertët e mjekësisë ligjore, Yllka Domi u rivarros më 23 dhjetor 2003, në kodrën e Çabratit në Gjakovë. Postimi i plotë: Yllka Domi ka lindur në Gjakovë më 17 Qershor 1982. Ajo u bë pjesëtare e Brigadës 137 “Gjakova” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Yllka humbi jetën më 7 maj 1999 gjatë betejës së Çab

Elton Ilirjani thirrje nënave shqiptare: Jam djalë i mirë di të gatuaj fasule e byrek

  Sipërmarrësi i njohur Elton Ilirjani, këtë të martë ishte i ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5”. Ilirjani, premtoi gjatë fjalës së tij se nuk do të shfaqet më i zhveshur dhe se të gjithën e ka bërë si pjesë të një aktivizmi, ku promovoheshin liritë e të drejtat e njeriut. Ndër të tjera ai theksoi se i kërkon falje mamave shqiptare, që sipas tij me të drejtë janë ndier të fyera. Ai siguroi nënat se është djalë i mirë, e madje dinë edhe të gatuaj   “Jam çun shumë i mirë, gatuaj shumë mirë, bëj byrek, fasule dhe u puth dorën nënave shqiptare. E kam një pishman, sepse ai nuk jam unë, ishte një lëvizje që duhet të ekspozohesha”, tha Ilirjani.

Hyjnë në fuqi masat e reja, kush ushtron dhunë largohet nga shtëpia

Kush ushtron dhunë do të largohet nga shtëpia. Kështu parashikohet në masat e reja kundër dhunës në familje, të cilat nga sot do të fillojnë të zbatohen pas miratimit nga Parlamenti në datën 15 tetor të këtij viti. Mbrojtja ndaj dhunës në familje, në zbatim të ligjit, do të sigurohet duke larguar menjëherë dhunuesin/en nga banesa për një afat kohor të caktuar me urdhër të gjykatës. Largimin e dhunuesit/es nga banesa e bën policia, derisa gjykata të nxjerrë urdhërin e menjëhershëm të mbrojtjes ose urdhrin e mbrojtjes në Urdhërin Paraprak të Mbrojtjes së Menjëhershme. Nisur nga situata e pandemisë dhe fatkeqësive natyrore të ndodhura në vend vitin e fundit, një ndryshim i rëndësishëm ka të bëjë me masat e menjëhershme që merr Policia e Shtetit në çdo rast që konstaton se është ushtruar dhunë në familje gjatë një fatkeqësie natyrore. Në këto raste mund të menjanohet vleresimi i riskut, pra Policia mund ta nxjerrë UMPMM edhe pa pasur një raport të shkruar për vleresimin e riskut. Kështu, i

Leter e hapur drejtuar te gjithe portaleve dhe individeve,qe vazhdojne dhe shpifin ndaj Kryepiskopit Anastas.

 Nga: Kostandin Luci  Leter e hapur drejtuar te gjithe portaleve dhe individeve,qe vazhdojne dhe shpifin ndaj Kryepiskopit Anastas. Edhe pse nuk kam kohe dhe deshire qe te lexoj portalet “patriotike” dhe disa individe “patriote” ndihem I detyruar qe te them disa gjera ne lidhje me ata qe shpifen dhe treguan  fjalorin e tyre te “urimeve” ndaj Kryepiskopit Anastas,pas prekjes se tij nga Covid-19. Sipas ketyre portaleve problemet e Shqiperise kane filluar 30 vite me pare,kur ne krye te Orthodoksise Shqiptare erdhe Kryepiskopi Anastas. Nder te tjera ju aludoni dhe enderroni aq shume,aq sa po arrini te mendoni se jeni ne Elm Strit dhe po prisni tju dali ne enderr Fredi Kruger.Ju mendoni aq shume aq sa mendoni se Nikolla Marku,te cilin ju e permendni ne cdo shkrim,duke qare hallin e tij dhe sigurisht duke hedhur balte mbi Kryepiskopin Anastas. Ajo qe ju nuk dini ose kerkoni ta mohoni eshte fakti qe,Kryepiskopi Anastas eshte nje bekim nga Perendia per mbare popullin Shqiptar dhe jo vetem. Kry

Lockdown-et Kthehen në Europë dhe Godasin Ekonominë!

  17 TETOR, 2020       Po kërcënohen bursat europiane. Frika për një valë të dytë pandemie vërtetohet në fomën më të keqe të mundshme në Europë, pasi shumë nga metropolet dhe rajonet e saj po kalojnë në mini-karantina, në një përpjekje për të frenuar shpërndarjen e virusit, pasi sistemi i shëndetësisë nuk është i aftë të përballojë numrin e rasteve. Edhe pse kostoja e karantinimeve për ekonominë është shumë e madhe, ekspozimi si formë e drejtpërdrejtë e shpërndarjes së virusit nuk u lë shumë hapësirë qeverive, duke i detyruar të vendosin sërish masa kufizuese, vetëm pak muaj pas anullimit të tyre. Pas Qytetit të Dritave që detyrohet të jetojë për një muaj në gjysëmdritë nga masat e vendosura, që kufizojnë lëvizjen, erdhi edhe Londra, ku ra kambana e alarmit për shkak të shtimit të rasteve të të prekurve me Covid-19. Qeveria Johnson në Britani njoftoi dje masa të reja kufizuese që ndikojnë dhe prekin direkt 28,3 milionë njerëz në Londër, Essex, York, Chesterfield dhe në 4 zona të tjera,

Florida: Paradë Makinash Pro Trump – 30.000 Makina & në Sfond “Trump Song”!

M ijera mb ështetës të presidentit Trump u derdhën në rrugët e Floridas për të protestuar kundër komunizmit. Departamenti i Policisë së Maiamit konfirmoi se afro 30 mijë makina morën pjesë në Ralin e Makinave pro Trump. Mijëra kubanezë, venezuelianë dhe të tjerë latinë konservatorë mbushën rrugët e Maiamit për t’iu bashkuar karvanit  “anti-komunist” . Patriotë latinë shprehën dashurinë e tyre për Amerikën dhe presidentin Trump duke valëvitur flamuj, për të shprehur ndjenjat e tyre anti-socialiste dhe anti-komuniste. Parada u përqëndrua në  “Magic City Casino”  dhe u quajt “ Anti-Communist Caravan for Freedom and Democracy” (Karvani Anti-Komunist për Liri dhe Demokraci). Demonstruesit mbështesnin mes flamujve dhe thirrjeve rizgjedhjen e presidentit Trump, përkrah flamujve të kombeve të tyre. Policia deklaron se njerëzit u mblodhën në një paradë historike për të kundërshtuar komunizmin, socializmin, marksizmin dhe ideologjitë majtiste totalitare. Organizatori i paradës, apo ralit, Orland

Turqia dhe Greqia Drejt Luftës – Gazetari i Famshëm Grek Giorgos Tragkas Shpërthen në Emisionin e tij Radiofonik!

Garetari  i famshëm grek Giorgos Tragkas , i cili pasi e di mirë se emisionet e tij ndiqen nga qeveria turke, deklaroi nga frekuenca radiofonike se   “do të derdhen tonelata gjaku”   nëse do t’i çojnë gjërat në përplasje të armatosur dhe do ta paguajnë shtrenjtë. Gazetari thotë se grekët do i luftojnë kudo turqit, deri në arritjen e fitores. “Do i luftojmë ngado, nga ajri, nga deti dhe nga toka, nga çdo fshat dhe qytet, ngado, si dhe nuk do të ndalemi së luftuari derisa të ikin përfundimisht edhe nga shkëmbi i fundit, edhe nga vala e fundit e detit që na përket e që caktohet në traktatin e Lozanës. Të gjithë duhet ta kuptojnë se nuk jemi të përçarë dhe as të frikësuar. Nuk na frikëson një grip virusal, aq më pak një Covid-19. Do ta kuptojnë, sepse janë fashistë dhe kurrë nuk do të shikojnë më ndonjë perandori tjetër otomane. Kini besim tek potenca e kombit, mos u besoni gjermanofilëve dhe veçanërisht vetë gjermanëve.” *** Gazetari i mirënjohur Tragkas thotë: “Përgatituni për luftë ose

Asnjë gjurmë në SHBA, “zhduket” Hashim Thaçi!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, që nga propozimi i aktakuzës ndaj tij nga Gjykata Speciale ka qenë i izoluar nga ndërkombëtarët, duke mos zhvilluar asnjë takim me ndonjë nga liderët evropianë dhe më gjerë. Të vetmin takim, Thaçi e ka zhvilluar me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, më të cilin Thaçi vazhdimisht ka pasur raporte të ngushta. E dy ditë më parë, në media u raportua se Thaçi është nisur për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lajm ky që u konfirmua nga presidenca e Kosovës, por që nuk u dha më shumë informata për qëllimin e vizitës. Kur kanë kaluar dy ditë që kur ndodhi kjo, në Shtete e Bashkuara të Amerikës nuk ka asnjë gjurmë nga Hashim Thaçi. Ai si duket është ‘zhdukur’ në SHBA. Në profilin në facebook të presidentit Thaçi, dhe në webfaqen e presidencës së Kosovës, nuk ka asnjë lajm për ndonjë aktivitet të Thaçit në SHBA. Po ashtu, as në media nuk është publikuar asnjë lajm apo pamje nga vizita e Thaçit në SHBA. E kjo vizitë a papritu

VOA/ 'Ndikimi i Pekinit në Shqipëri i padukshëm', Trump thirrje Tiranës për dalje nga ‘Nisma 17+1’

  VOA/ 'Ndikimi i Pekinit në Shqipëri i padukshëm', Trump thirrje Tiranës për dalje nga ‘Nisma 17+1’ Platforma e inicuar nga Pekini 17 +1 në vitin 2012, që përfshin vendet e europës qëndrore, lindore dhe ato të ballkanit perëndimor, është kthyer në qendër të diskutimeve të studiuesve dhe qarqeve politike euroatlantike. Në mjaft vende të BE është rritur shqetësimi se kjo nisëm lidhet me synimin e Kinës për të përçarë BE, ndërsa ekspertët argumentojnë se Pekini kërkon ta përdorë atë si portë hyrse në tregjet e Europës dhe të rikthehet si lojtare e rëndësishme. Presidenti i SHBA Donald Tramp i bëri thirrje Shqiperisë të dalë prej kësaj nisme ndërsa Tirana zyrtare ende nuk është shprehur Studiuesit thonë se ndikimi i saj në Ballkan përjshtuar Serbinë është i padukshëm. Nisma17+1 e iniciuar nga Kina 8 vjet më parë, mes vendeve të Europës qëndrore lindore dhe ato të ballkanit perëndimor, me përjashtim të Kosovës shihet nga studiuesit si synim i qartë i sajo për t’u rikthyer në skenën