Mëngjesin e sotëm, shqiptarë të ndershëm, ata që e kanë ngritur jetesën e tyre me djersë si taksapagues të rregullt të këtij shteti, ata që kishin zgjedhur median e lirë të Shqiptarisë për t’u informuar çdo ditë se ku shkonin paratë që ata detyrohen t’i falin kësaj qeverie, të shqetësuar, tej-mbushën mesazhet tona në Instagram dhe jo pa shkak! Arsyeja ishte se tashmë, burimi i vetëm i informimit për ta kishte mbetur media mavi, rast unik në historinë e politikës botërore (që nuk ndodh as në regjimet diktatoriale), ERTV ose ndryshe Televizioni personal i Edvin Ramës. Aty ku Shqipëria i përngjan një shteti të mirëqenies sociale por shqiptarët e mjerë mezi e kalojnë muajin me 30 mijë lekë të vjetra asistencë, ku lypësit nuk duken në asnjë cep rruge por ndodhen në këndin 2 centimetra larg kamerës së kameramanit të ERTV. Aty ku policia bën sikur ndihmon të moshuarit të kalojnë rrugën të fitojë respektin e popullit por në fund t